Testi që zbulon se kur do të vdisni!

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se a do të jeni gjallë brenda pesë vjetësh, përgjigjen së shpejti do të mund ta merrni me ndihmën e testit të ri të zhvilluar nga shkencëtarët në Estoni dhe Finlandë.

Duhet të jepet vetëm një mostër e gjakut përmes së cilës në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë është e mundur të zbulohet se cilat sëmundje mund t’ju vrasin së shpejti. Ekipi i shkencëtarëve pohon se testi është efektiv edhe tek njerëzit tërësisht të shëndetshëm.

Hulumtuesit testuan mostrat e gjakut të më shumë se 17.000 njerëzve të shëndetshëm dhe reagimin e tyre ndaj më shumë se 100 komponimeve të ndryshme kimike. Pastaj ata përcollën gjendjen shëndetësore të të gjithë këtyre njerëzve, dhe pas disa vitesh krahasuan mostrat e atyre që vdiqën në atë periudhë, me mostrat e të mbijetuarve.

Në këtë mënyrë ata zbuluan katër biomarkerë të cilët e parashikojnë mundësinë e vdekjes së dikujt brenda pesë vjetëve.

Edhe pse biomarkerët e përmendur ishin të njohur dhe të pranishëm më parë në gjakun e çdo njeriu, deri tani vetëm një prej tyre është ndërlidhur me shëndetin e dobët.

Thelbësor është përqendrimi i tyre, në të cilin nuk ndikojnë faktorët si mosha, trashja, varësia ndaj alkoolit apo cigareve apo problemet shëndetësore si tensioni i lartë i gjakut apo kolesteroli.

"Veçanërisht është interesante se këta biomarkerë tregojnë rrezikun nga lloje shumë të ndryshme të sëmundjeve. Duket se ata janë sinjal i brishtësisë së përgjithshme të organizmit", thotë njëri prej shkencëtarëve, Johannes Kettunen.

Ai paralajmëron hulumtime shtesë, me qëllim që tek njerëzit të zbulohen me kohë disa sëmundje të fshehura dhe të mund të fillohet me kohë me trajtim mjekësor për t’ua shpëtuar atyre jetën, raporton Daily Mail.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail