Mos flini me stomakun plot!

Specialistët japin këshillat e tyre për të sëmurët me reflu duke u sugjeruar të mos shtrihen menjëherë pasi kanë ngrënë dhe pirë.

Refluja është ngritja e lëngut acidic të stomakut nga stomaku drejt ezofagut. Të sëmurët shpesh ankohen për djegie të stonakut, mbledhje të ujit të hidhur në gojë, kollë kronike dhe rëndesë në fyt. Ata nuk duhet ta rëndojnë shumë stomakun, duhet ta mbajnë të gjatë kohën mes ushqimit dhe fjetjes dhe asnjëherë të mos shtrihen me stomak të mbushur.



Këta të sëmurë duhet të qëndrojnë larg ushqimeve me yndyrë, erëzave, qepës, hudhrës, domates dhe keçapeve, lëngjeve të gatshme të frutave, lëngjeve me gaz dhe kafeinës. Të konsumohen qumështi, djathi, kosi me më pak yndyrë.

Nëse dëshirojnë të agjërojnë, ata këshillohen të ngrihen në syfyr. Ngritja në syfyr është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sëmurët me reflu, por edhe për agjëruesit e tjerë. Por të sëmurët me reflu e kanë më të domosdoshme ngritjen, konsumimin e diçkaje dhe pirjen e ilaçeve. Ngrënia e shpejtë e syfyrit dhe fjetja është e rrezikshme për të sëmurët me reflu. Krahas kësaj, konsumimi i një sasie të madhe uji dhe shtrirja e menjëhershme nxisin krijimin e reflusë. Pas syfyrit duhet qëndruar deri në dy orë ndjenjur ose të mbështetur në një kolltuk. Konsumimi i çajrave bimorë mund të ndikojë në përshpejtimin e boshatisjes së stomakut.

Personat të cilët kanë një reflu të avancuar që mund të kalojë deri në ulcerë duhet të këshillohen me mjekun përsa i përket mundësisë së agjërimit.

Gjatë muajit të Ramazanit e rëndësishme është të mos konsumohen menjëherë shumë ushqime në iftar dhe të mos shtrihemi menjëherë pas konsumimit të ushqimit. Të tregohet kujdes në përdorimin e ilaçeve të dhëna nga mjeku. Këto ilaçe mund të merren para gjumi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail