Si ta mbani pjesën intime të lumtur dhe të shëndetshme!

Nëse mendoni se dini gjithçka mbi të mbajturit zonën tuaj gjenitale në top-formë, ndoshta po gaboheni.

Hidhini një sy këtyre këshillave:

Përdorni prezervativ!

Përveçse ju mbron nga SST-të prezervativi ndihmon në ruajtjen e një niveli pH, i cili ‘sillet mirë’ me bakteret e mira dhe lufton ato të dëmshmet.

Të brendshme pambuku

Kur vjen puna tek përzgjedhja e të brendshmeve, vagjina juaj preferon ato prej materiali pambuku duke qenë se përthith lagështinë duke lejon që ‘ajo’ të marrë frymë.

Bëni ushtrime

Ushtrimet ‘Kegel’ janë një element kyç në forcimin e muskujve tuaj të legenit, për të mos folur në intensifikimin e orgazmave apo kontrollin e fshikëzës së urinës.

Kos

Shtimi i kulturave të gjalla në kosin që konsumoni ndihmon në mbështetje të baktereve të mira në zonën tuaj intime duke ju mbrojtur kështu nga infeksionet.

Kontroll vjetor

Edhe nëse nuk keni shqetësime, ju nuk duhet asnjëherë të anashkaloni kontrollin vjetor (të paktën) tek mjeku juaj gjinekolog.

Lubrifikim

Ndonjëherë kur futeni poshtë çarçafëve vagjina juaj duket se nuk ju kupton. Por, dehidratimi është normal në rastet kur jeni duke marrë medikamente hormonale, kundër shtatzënisë, antidepresant etj, prandaj flisni me partnerin që të mos vazhdoni më tej pa përdorur një lubrifikues artificial sepse rezultati mund të jetë i dhimbshëm.

Thojini jo lëndëve farmaceutike

Gjinekologët thonë se përdorimi i shpeshtë i lëndëve të higjienës intime shkaktojnë rrezik të prekjes nga infeksionet apo inflamacionet. Limitojini ato, vagjina juaj ka aftësi të vetëpastrohet pa ndihmën e tyre.

Kujdes kur pedaloni

Një vend i papritur ku mund të jeni duke vënë në rrezik shëndetin e pjesëve tuaja intime është palestra. Nëse jeni e rregullt në këtë lloj ushtrimi, sipas një studimi të publikuar në ‘Journal of Sexual Medicine’ në mënyrë të pavetëdijshme mund t’i shkaktoni vetes dhimbje, irritim, ndjesi shpimi etj. Provoni të përdorni pantallona të shkurtra me mbushje.

Kujdes me antibiotikët

Një tjetër rrezik për zonën tuaj gjenitale janë antibiotikët. Këto pilula mund të vrasin bakteret e mira ‘lactobacilli’ prandaj nëse ju duhet të merrni patjetër antibiotikë më shumicë pas recetës së mjekut, konsumoni shumë kos grek për të reduktuar dëmtimin.

Mos harroni rregullin e artë gjatë seksit

Kur kaloni nga seksi anal në atë vaginal, mos harroni asnjëherë të ndërroni prezervativin e të jeni pastruar siç duhet në fillim, këshillon Anabel. Në rast të kundërt ju po ekspozoni zonën intime ndaj një infeksioni të sigurt.

Kujdes me sapunin

Një vaskë relaksuese me flluska sapuni mund të duket shumë tunduese, por në fakt sapuni e dehidraton shumë lëkurën përreth vulvave duke krijuar irritim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail