Si të lani duart siç duhet?

A e dini se cilat janë disa nga veprimet që çdo njeri duhet të kryejë për të pastruar siç duhet duart dhe për të eliminuar bakteret? Nëse mendoni se i dini, ndoshta do të befasoheni kur të lexoni disa të dhëna dhe këshilla më poshtë.

Lagni duart me ujë – Është shumë e rëndësishme që para se të aplikoni sapunin, ti lagni më parë duart me ujë.

Përdorni sapunin e lëngshëm – Sapuni klasik që të gjithë mund të kemi në shtëpi, jo i lëngshmi, është një fole e vërtetë mikrobesh. Këshillohet të merret një sapun i lëngshëm, i cili është i mbyllur në një enë plastike dhe nuk ka kontakt me ambientin rrethues.

Fërkoni duart – Fërkoni duart me sapunë për rreth 20 sekonda, në mënyrë që të largoni mikrobet nga duart.

Jo vetëm pëllëmbët e duarve - Është e rëndësishme që të fërkoni edhe majat e gishtave, në pjesën e thonjve dhe jo vetëm pëllëmbën apo kurrizin e dorës.

Shpërlarja – Lini ujin e nxehtë për të paktën 10 sekonda të rrjedhë mbi duart tuaja, në mënyrë që të largohen të gjitha gjurmët e sapunit.6

Tharja – Tharja e duarve është shumë e rëndësishme, në veçanti për bukurinë e tyre. tregoni kujdes me ajrin e nxehtë apo të ftohtë me të cilin thani duart. Gjithashtu, nëse i thani me peshqirë apo me letra të buta, kujdesuni që ato të jenë tepër të pastra.

Për duar edhe më të pastra... – Mund të aplikoni një xhel me pak alkool, pasi ti lani e shpërlani duart mirë, për një higjienë të përsosur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail