Kondicioni i dobët apo mbipesha, cila është më pak e dëmshme!

Pesha e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik me siguri do ta shkurtojnë jetëgjatësinë tuaj, por cila është më e keqe? Hulumtimi i ri ka treguar se mungesa e aktivitetit fizik shkakton dy herë më shumë vdekje, në krahasim me mbipeshën.

Shkencëtarët nga Britania e Madhe e kanë kryer një studim, në të cilin morën pjesë 330.000 meshkuj dhe femra. Studimi zgjati rreth 12 vjet, ndërsa gjatë kësaj periudhe studiuesit ua matën pjesëmarrësve rregullisht indeksin e masës trupore, perimetrin e belit, nivelin e aktivitetit fizik dhe e analizuan gjendjen e përgjithshme të shëndetit, transmeton Koha.net.

Rezultatet treguan se rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme kanë personat të cilët nuk janë fizikisht aktiv, se ata indeksi i masës trupore i të cilëve është më shumë se 30. Gjithashtu, studiuesit kanë konstatuar se mjaftojnë 20 minuta ecje në ditë që rreziku i vdekjes së parakohshme të ulet me 30%, pavarësisht peshës trupore.

Aktiviteti fizik në mënyra të ndryshme ka një efekt pozitiv mbi shëndetin. Ai e rregullon nivelin e shtypjes së gjakut, rregullon shpërbërjen e glukozës, ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe rregullimin e kolesterinës në gjak. Me fjalë të tjera, aktiviteti fizik do të ketë efekt pozitiv mbi shëndetin tuaj, pavarësisht peshës trupore.

Meshkujt në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm, thanë studiuesit. Meshkujt zakonisht kanë jetëgjatësi më të shkurtër dhe perimetër më të madh të belit. Kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rëndësishme që ata sa më herët në moshë të fillojnë me ushtrimet e përditshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail