Të mirat e shalqirit në vapë

Të mirat e shalqirit janë të shumta. Ky frut është mjaft freskues, përmban një përqindje të lartë uji dhe pak kalori. I pasur në sheqerna të thjeshta, dhe kripëra minerale thelbësore, si magnezi, potasi, fosfori, dhe na ndihmon të luftojmë vapën dhe lodhjen. Përveç kësaj, ai është i mirë edhe në sallata.

Ja si mund të shfrytëzojmë të mirat e shalqirit për të përmirësuar shëndetin dhe bukurinë.

Ujë dhe kripëra minerale

Vapa në këto ditë ndjehet që në mëngjes? Niseni ditën energjike me ujë dhe kripëra minerale. Një fetë shalqi ju ndihmon në hidratimin e organizmit, mjaft i rëndësishëm pas humbjet së kripëra minerale gjatë natës. Mund ta përzjeni edhe me fruta të “kuqe”, si qershi, boronica, një sallatë frutash të veçantë për këmbë të bukura dhe të lehta.

Të mirat e shalqirit

Pjesa e kuqe e tij, e pasur me licopene, betakarroten dhe vitaminë A, ka një efekt përmirësues dhe ndihmon në dezintoksifikimin e organizmit, duke eleminuar toksinat. Falë nivelit të ulët të kalorive, ndërton një bazë të mirë për një vakt të lehtë, me pak kalori, dhe një sallatë të mirë. Ai është mik i femrave, sepse ndihmon në heqjen e celulitit në lëkurë, duke riaktivizuar mikrociklin e duke ndihmuar në përmirësimin e venave.

Receta që duhen provuar

Për të patur një lëkurë të butë dhe shkëlqyese provoni një lëng frutash me bazë shalqiri dhe kastraveci; kjo do ju ndihmojë edhe në bukurinë e këmbëve duke hequr ndjesinë e lodhjes dhe fryrjes. Ja një recetë sallate: Priteni në kuba shalqirin, shtoni selino të prerë hollë, gjysëm qepe të kuqe, disa ullinj të zinj, vaj ulliri të virgjër dhe pak lëng limoni.

Kundër lodhjes

Shalqiri është i pasur me vitamina të grupit B, dhe ndihmon në rregullimin e raportit mes magnezit dhe potasit, mjaft të rëndësishme për të patur energji dhe për të luftuar lodhjen në ditët e vapës. Sipas një studimi të Universitetit të Kentucky, konsumi i shalqirit ndikon në reduktimin e yndyrnave në arterie, me pasoja pozitive për sëmundjet e zemrës.

Një nxirje perfekte

Përveçse është hidratues, shalqiri ndihmon dhe në nxirjen e lëkurës. Sipas disa studimeve të bëra në SHBA, një fetë shalqiri përmban rreth 40% licopene, në krahasim me domaten; një burim i kripërave minerale, vitaminave A, B6 dhe C, duke forcuar sistemin imunitar dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut. Falë efektit diuretik, rrit ndjesinë e lehtësisë dhe ngopjes, me një efekt pozitiv për organizimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail