Palestra nuk heq kilogramët e tepërt, kufizoni ushqimin!

Shumica e njerëzve që duan të humbin disa kilogramë drejtohen menjëherë drejt palestrës. “Por kilometrat që ata vrapojnë në pajisjen e vrapit, nuk i ndihmojnë ata në të vërtetë që të humbin peshë”, thonë shkencëtarët.

“Nëse bëni më shumë ushtrime, atëherë oreksi do ju rritet, e për këtë arsye, do të konsumoni më tepër ushqim”, lajmërojnë studiuesit.

“Kontrolli i kalorive, me apo pa rritje të aktivitetit fizik, është çelësi i ruajtjes ose humbjes në peshë”, zbuluan ata.

Doktor Richard Cooper dhe doktoreshë Amy Luke, nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit Lojola në Çikago, kanë studiuar lidhjen midis ushtrimeve dhe obezitetit për shumë vite.

Duke shkruar për Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, ata thanë se “aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi dhe të niveleve të fitnesit”.

Megjithatë, ka prova të kufizuara që sugjerojnë se ai mund të luftojë obezitetin.

Kjo pjesë thelbësore e mesazhit të shëndetit publik nuk është vlerësuar në rekomandimet për të qenë më aktivë, për të ngjitur shkallët dhe për të ngrënë më shumë fruta dhe perime.

Duhet të qartësohet për publikun diçka që është shumë e dukshme për studiuesit: e vetmja mënyrë për të humbur peshë, është nëse konsumoni më pak ushqim.

Frekuentimi i palestrës na djeg kalori, por shumë më pak nga sa mendojmë.

“Pesë kilogramë dhjamë janë rreth 3500 kalori”, shpjegojnë studiuesit. Për të djegur pesë kilogramë dhjamë, duhet të vraponi rreth 61 kilometra.

Një kek i mbushur me çokollatë ose krem pastiçerie përmban rreth 500 kalori, ndaj juve do t’ju duhet të vraponi tetë kilometra ose të ecni për 16 kilometra që ta digjni atë.

Kur vjen puna për një makiato, që ka rreth 150 kalori, do t’ju duhet 2.5 kilometra vrap për ta djegur ose 5 kilometra ecje. Për këtë arsye, njerëzit nuk humbin peshë në palestër vetëm duke bërë ushtrime ose vrap.

Dushi në palestër

Një studim i ri sugjeron se një dush i ftohtë pas stërvitjes mund t’i dobësojë muskujt, shkruan Shqip. Qetësimi në banjë me ujë të ftohtë pas palestrës, një teknikë e preferuar veçanërisht nga lojtari i tenisit Andy Murray, besohej se kishte veti të mira për muskujt.

Tani, një studim zbuloi se burrat që bënin një dush 10 minuta në ujë prej 10 gradë Celsius, kishin muskuj më të dobët dhe masë muskulore më të paktë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail