Mjafton të ushtroni një herë në javë, por dy orë e gjysmë

A i mbani mend zotimet e vitit të ri, si ato që do të shkoni rregullisht në palestër, të ecni sa herë që keni mundësi, gjithmonë të shkoni shkallëve në vend të liftit.

Nëse keni ndjenjën e fajit për shkak se nuk i keni respektuar të gjitha këto, ja lajmet e mira.

Çdo gjë që keni huqur mund ta kompensoni dhe të përmirësoni efektet e këqija të qëndrimit të ulur në zyrë dhe atë me vetëm një trening në javë.

Megjithatë, mos u gëzoni shumë herët. Një ushtrim në javë mund të jetë trening me të vërtetë serioz, është e domosdoshme që dy orë e gjysmë të vallëzoni, të vozitni biçikletë ose të bëni ndonjë ushtrim tjetër.

Hulumtuesit kanë zbuluar që kjo është e mjaftueshme për organizmin tonë dhe që ushtrimet një herë në javë nga dy orë e gjysmë kanë efektin e njëjtë si edhe ushtrimet e rregullta përditë, por të cilat zgjasin më shkurt.

Në fakt, dr. Ian Janssen shpjegon që nuk është fare e rëndësishme se si do t’i ndani 150 minuta për ushtrime, e rëndësishme është që gjatë javës të ushtroni të paktën aq, përcjell Daily Mail.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail