Migrena fillon që 24 – vjeç

Thonë që fillon të plakesh vetëm kur e ndjen. Lajmi i keq është që vërtet nis të ndjesh shqetësime me shëndetin, sa më shumë kalon mosha.

Njerëzit fillojnë problemet e tyre me dhimbjen e kokës dhe migrenën që në moshë 24 vjeçare, problemet me shpinën 33 – vjeç dhe thinjat në moshën 39- vjeçare, tregon një studim i fundit.

Studiuesit kanë zbuluar se ka një kohë të caktuar kur të rriturit fillojnë të përjetojnë probleme specifike me shëndetin.

Kështu njerëzit tek të 30-tat duhet të presin dhimbje kyçesh rreth moshës 32 – vjeçare, dhimbje gjunjësh rreth moshës 37- vjeçare, sipas një vëzhgimi të bërë në kampion me 2000 njerëz.

Vëzhgimi tregoi se femrat fillojnë të kenë afshe kur arrijnë 50 vjeç, ndërkohë që ankesat për artritin mund të nisin që në moshën 40 vjeçare.

“Është e paevitueshme që me kalimin e moshës të kemi ankesa me shëndetin, duke qenë se me të rinj kemi rezistencë dhe mund t’i kalonin problemet e shëndetit më thjeshtë”, tregon për gazetën britanike Dailymail, përfaqësuesi “Healthspan”, firma e vitaminave që ka drejtuar sondazhin

“Studiuesit, kanë treguar se me arritjen e moshës 30 – vjeçare, shqetësimet e përditshme si dhimbjet e kyçeve, ajo e kokës, problemet e me aparatin tretës janë gjithmonë e më të zakonshme”, vijon ai.

Faktorët që ndikojnë në shtimin e këtyre dhimbjeve janë dietat e varfra, mungesa e ushtrimeve fizike, sasitë e mëdha të alkoolit, mungesat e gjumit, etj.

Ndërkohë që prija e duhanit dhe ekspozimi shumë i madh në diell, është një ndër problemet që kanë pranuar vetë të intervistuarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail