Zbuloni nëse po i lani dhëmbët gabim |VIDEO

Larja e dhëmbëve duket e thjeshtë, sepse fundja e kemi bërë çdo ditë gjithë jetën. Por ja që shkencëtarët na thonë se e paskemi bërë gabim gjithë jetën. Nëse i lani dhëmbët shpejt dhe me lëvizje horizontale, por njëkohësisht ushtroni dhe forcë mbi to, atëherë jo vetëm që po gaboni, por edhe po i shkaktoni atyre dëm.

Kjo mënyrë larjeje bën që dhëmbët tuaj të “plaken” më shpejt seç duhet. Larja e shpejtë dhe me forcë jo vetëm që i dëmton, por as nuk i pastron.

Kjo sepse ju nuk arrini të pastroni hapësirat midis dhëmbëve ku gjenden mbetjet ushqimore.

Pikërisht këto hapësira janë pjesa e dhëmbit që duhen patur shumë kujdes, pasi aty formohen kavitete dhe sëmundje.

Sipas dentistes, Dr. Burhenne, ju duhet thjesht të vendosni furçën sipër dhëmbëve dhe ta lëvizni atë lehtë në mënyrë që të futet midis hapësirave.

Edhe Aubrey Sheilam, profesoreshë e shëndetit dentar në “University College” në Londër, rekomandon që lëvizjet e vogla në një kënd 45 gradë, janë metoda më e mirë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail