Nëse dëshironi që shpejt dhe thjesht t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe të përgatiteni për pranverë, kjo dietë mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Dieta me çaj të gjelbër dhe qumësht është dieta më e re, që dhuron rezultate e më së shumti u këshillohet atyre që dëshirojnë ta heqin sasinë e tepërt të ujit nga organizmi. Kjo dietë praktikohet vetëm një ditë, e më së shumti dy herë brenda muajit. Brenda ditës mund të humbni midis gjysmë dhe dy kilogramë. Përbërësit: 1.5 litra qumësht pa yndyrë dhe dy lugë gjethe të thara çaj i gjelbër. Përgatitja: Vlohet qumështi dhe ftohet, e më pas shtohen gjethet e thara të çaji të gjelbër. Mbulohet dhe lihet të qëndrojë ashtu për 20 minuta, e më pas pihet gjatë ditës, çdo dy orë nga një gotë. Ndërkohë mund të konsumoni edhe thjesht ujë.