Vajza, konsumoni këto fruta për t’i çmendur të gjithë meshkujt me lëkurën tuaj.

Të gjithë e dimë se konsumomi i pemëve dhe perimeve luan rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, por gjithashtu edhe në dukjen e lëkurës sonë.

Mirëpo, a e keni ditur se disa fruta kanë efekte më të veçanta në lëkurën e njeriut?

Boronicat

Të vogla nga madhësia, por padyshim që të mëdha nga përfitimet shëndetësore që i sjellin, transmeton Telegrafi.

Boronicat janë burim fantastik i antoksidantëve dhe janë të pasura me fibra, vitaminë A dhe C, prandaj është mirë t’i bëni pjesë të dietës tuaj për të pasur një lëkurë të mahnitshme.

Mollët

Mollët ndryshe njihen edhe si shoku i ngushtë i lëkurës.

LEXO EDHE: Grimi që do t’ju bëjë të dukeni më e re

Për lëkurë më të re, konsumoni molla të kuqe, pasi që përmbajnë nivele të larta të kolagjenit që e promovon elasticitetin e lëkurës.

Shalqiri

Vera është afër, dhe padyshim që shalqiri është ndër ushqimet më të preferuara të freskëta të njerëzve.

I ëmbël dhe freskues me 90 për qind përmbajtje të ujit! Ky fryt i shijshëm e hidraton lëkurën, prandaj preferohet të hani aq më shumë që mundeni.

Bananet

Bananet janë ndër burimet më të mira të kaliumit, mineral i cili është i rëndësishëm në mirëmbajtjen e balancës lagështisë së lëkurës.

Zakonisht, lëkura e thatë është simptomë klasike e mungesës së kaliumit, prandaj është mirë t’i bëni bananet pjesë të dietës tuaj. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail