Trend i ri palestre për 2017 - zvarritje

Londër, 2 dhjetor 2016 (MIA) - Në festivalin "Balans" i mbajtur në Londër është prezantuar trendi i ri i palestrës - zvarritje.

Edhe krahas asaj që në pamje të parë duket qesharake kur shikoni dikë, i cili tërhiqet zvarrë në shtëpi apo palestër dhe të krijon përshtypjen e një çerdhe fëmijësh sesa një ushtrim palestre, por zvarritja është një ushtrim i cili do praktikohet tani e tutje për trupin, njofoti Si-En-En.

Stërvitja ndihmon për të balancuar peshën e trupit dhe nuk ka nevojë për asnjë pajisje palestre.

"Ne kemi parë tashmë rritje të popullaritetit të personave që e ushtrojnë këtë metodë dhe ka dhënë rezultat. Britania e Madhe tani është duke ndjekur shembullin”, shprehen ekspertët e  "Got Your Back Total Health". 

Ky ushtrim mund të bëhet lehtësisht në shtëpi, pasi zvarritja është e dobishme për një sërë arsyesh. Kjo është një lëvizje simetrike, që do të thotë se ju duhet të punoni shumë për të mbajtur një pozicion të përsëritur. Zvarritja ndihmon jo vetëm me forcën e përgjithshme të trupit, por gjithashtu iu jep edhe qëndrueshmëri.

Ekspertët vlerësojnë se kjo metodë ndikon nga  kyçet, supet dhe deri te ijet, këmbët dhe kofshët, ky ushtrim ka efekt. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, dhe rregullon qëndrimin tuaj duke ndihmuar shpinën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail