Bark të rrafshët pa dietë e pa palestër! (Video)

Fizioterapeutët kanë zbuluar një mënyrë të re, e cila do t’ju ndihmojë të mbani stomakun të rrafshët dhe të tendosur.

Ka rezultuar që peri i zakonshëm, i lidhur përreth belit, ndihmon që të arrini të keni stomak të tendosur, pa ushtrime monotone dhe pa shkuar në palestër, transmeton Telegrafi.

Fizioterapeuti i njohur britanik, Sammy Margo, konstaton që peri i lidhur përreth beli vazhdimisht ia kujton njeriut domosdonë e tendosjes së muskujve të barkut.

“Merrni një pe, lidheni në bel përreth muskujve të barkut. Fiksojeni në mesin e marrjes frymë, ashtu që kur merrni frymë ta hetoni. Presioni i perit vazhdimisht do t’jua rikujtojë domosdonë e tendosjes së muskujve. Do të veproni kështu tërë ditën, duke shëtitur, duke qëndruar në këmbë, gjatë punës dhe në shtëpi. Përpiquni të mos e hiqni perin, sa më shumë që të mundeni të përballoni. Ai do t’ju sigurojë bark të rrafshët dhe do të përmirësojë qëndrimin drejt të trupit tuaj”, thotë fizioterapeutisti Sammy.

Ushtrimet e këtilla bëhen pothuajse ditë e natë, sa më efikase që të jenë e mundshme – tri herë në javë.

Eksperti Sammy konstaton që metoda e tij e thjeshtë u ndihmon njerëzve në arritjen e rezultateve të dëshiruara me angazhime më të vogla psikologjike dhe fizike.

Muskujt e brendshëm të barkut, me siguri janë të vetmin në trupin e njeriut të cilët nuk ushtrohen me ngarkesa dinamike. Vetëm statike.

Tendosja e vazhdueshme e muskujve të barkut (tërheqja brenda e barkut) është ushtrim i cili ju bën që të keni bark të rrafshët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail