I vetmi produkt që i bën të gjitha vaktet më të shëndetshme

Të hash shëndetshëm është më e thjeshtë ta thuash sesa ta bësh. Edhe atëherë kur mendon se po bën zgjedhje “të zgjuar” duke ngrënë sallatë për drekë apo kos për mëngjes, të vijnë disa artikuj si ky që të tregojnë se zgjedhja jote nuk është aspak ajo që prisje. Gjithsesi, pa e bërë situatën kaq dramatike, ka një produkt që, sipas nutricionistëve, i bën të gjitha vaktet më të shëndetshme nëse do ta shtosh në pjatë, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Sipas nutricionistes Jackie Arnett Elnahar, avokado është produkti më i mirë që i duhet shtuar çdo vakti: “Avokadot janë të pasura me vlera ushqimore dhe me yndyrna të shëndetshme, fibra, minerale e vitamina. Falë yndyrave të shëndetshme, ato absorbojnë vlerat ushqimore më mirë.”

Po! Por ka edhe një arsye më shumë pse duhet ngrënë avokado.

Jackie Newgent, nutricioniste dhe autore e “The All-Natural Diabetes Cookbook”, duke theksuar vlerat ushqimore të larta të avokados, shton gjithashtu se “avokado mund të frenojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.” Ka ndonjë gjë tjetër që avokado nuk e bën?



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail