Këshilla për çdo pozicion të ushqyerjes me gji

Pozicionohuni në një mënyrë sa më të rehatshme.

Zgjidhni një karrige të rehatshme, përdorni jastëkë në mënyrë që mbështesni shpinën dhe krahët Mund të përdorni jastëkë edhe për të vendosur këmbët në mënyrë që ta afroni të voglin sa më pranë jush. Për kët ëqëllim mund të përdoret edhe një stol. Nuk ka rëndësi se cilin pozicion keni zgjedhur, duhet të keni parasysh që ta vendosni në gji në mënyrën më të rehatshme dhe të përshtatshme për ju dhe të voglin, në mënyrë që ta bëni gjidhënien një veprim sa më të natyrshëm.

Mbaj në mënyrë korrekte gjirin

Gjatë laktacionit gjinjtë tuaj zmadhohen, tendosen dhe rëndohen. Ndërsa i jepni gji të voglit tuaj, përdorni dorën tuaj të lirë për të mbajtur gjirin me një kapje-C-(katër gishtat poshtë gjirit dhe gishti i madh në drejtim të orës 9-të) Kujdes : është e rëndësishme që gishtat tuaj ti vendosni të paktën 2 cm mbi areolën në mënyrë që i vogli të mos thithë direkt mbi thithin e gjirit duke e dëmtuar atë.

Mbështetni mirë të voglin tuaj

Të ndjerit rehat dhe i sigurt e ndihmon të voglin tuaj të marrë gjirin sa më këndshëm dhe të ushqehet me efikasitet. Përdor krahët dhë duart, madje edhe ndonjë jastëk, për të mbështetur kokën , qafën,shpinën, dhe anësitë e bebes në një linjë të drejtë. Ju mund ta mbështillni atë me një pelenë për ta bërë dhënien e gjirit më të lehtë.

Ndryshojeni rutinën

Provoni pozicione të ndryshme të vendosjes në gji ,derisa të gjeni atë që është më i përshtatshëm dhe i rehatshëm. Disa gra parapëlqejnë alterimin e pozicioneve për të parandaluar distendimin e gjirit dhe bllokimin e duktuseve të qumështit. Gjithashtu një praktikë e tillë parandalon edhe çarjen e thithave të gjirit, sepse presioni ushtrohet në pika të ndryshme të thithit. Gjithashtu alterimi i gjinjve gjatë ushqyerjes ,shton prodhimin e qumështit prej tyre.

Çlodhuni/Relaksohuni, përpara se të vendosni beben në gji

Merni frymë thellë,mbyllni sytë, mendoni për gjëra të lumtura për ju. Pini një gotë të madhe me ujë të ftohtë, lëng frutash ose qumësht kur nisni të ushqeni me gji, në mënyrë që të keni mjaftueshëm lëngje në trup, pasi kjo ju ndihmon në prodhimin e qumështit.Kur duhet hequr bebja prej gjirit? (sa kohë zgjat një ushqyerje)

Në mënyrë ideale, është i vogli juaj që vendos nëse është ngopur ose jo, apo nëse do të pijë në të dy gjinjtë. Nqs do t’ju duhet të ndryshoni pozicionin e bebes në gji për ta vendosur në gjirin tjetër, apo doni të ndërprisnii ushqyerjen për një arsye apo tjetër, fusni me delikatesë gishtin në këndin e gojës. Një “plup” i lehtë tregon se thithja është ndërprerë, dhe mund ta largoni beben nga gjiri.

Pavarësisht nga pozicioni që zgjidhni, të ushqesh me gji është dhe duhet të jetë, mënyra më e natyrshme për të rritur të voglin tuaj të shëndetshëm. /bebaime/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail