Përfitimet nga konsumimi i çokollatës së zezë

Shkup, 19 tetor 2017 (MIA) - Të gjithë konsumatorët dhe adhuruesit e çokollatës fondente dhe esktra fondente duhet të dinë tashmë se përveçse është një ushqim i dashur ka edhe plot benefite të çmuara dhe është thelbësor në ushqyerje, njofton koha.net.
Ja përfitimet kryesore nga konsumimi i çokollatës së zezë:
Redukton stresin dhe lodhjen
Çokollata fondente është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.
Shton humorin
Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.
Ndihmon rënien në peshë
Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.
Forcon memorien
Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë të cilat ju rritin përqëndrimin e kujtesën.
Është kundër plakjes
Çokollata fondente njihet si një antioksidues i pasur me përmbajtje flavonoidesh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail