Një vajzë lind fëmijën nga embrion i ngrirë për 24 vjet

Nju-Jork, 20 dhjetor 2017 (MIA) - Një 26-vjeçare ka lindur një vajzë nga një embrion i cili ishte ngrirë për 24 vjet.
Bebja Ema Vren është nisur dhe fertilizuar 24 vjet më parë në vitin 1992, por në vend të implantit embrioni ishte ngrirë.
Tina, e cila ka lindur në vitin 1991, nuk mund të kishte lindje natyrale pasi burri i saj, Benxhamini ka fibrozë cistike dhe vendosën që të adoptonin embrionin e ngrirë në Tenesi. Procesi është i ngjashëm me adoptimin, por embrioni rritet brenda nënës që adopton.
Në marsin e këtij viti embrioni ishte shkrirë dhe i ishte dhuruar Tinas dhe burrit të saj, Benxhaminit, transmeton Koha.net.
Pas shtatzënisë normale dhe pa probleme, Tina lindi Emën më 25 nëntor.
"Ema është mrekulli". Ajo duket mirë kur e dimë se ishte e ngrirë për tërë ato vjet", deklaroi për Si-En-En babai i saj i ardhshëm Benxhamin.
Ky është embrioni i vetëm që qëndroi i ngirë më së shumti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail