Një aksident trafiku ia shpëtoi jetën

Los-Anxhelos, 22 mars 2018 (MIA) - Një aksident trafiku i cili ka ndodhur muajin e kaluar në Sakramento të Kalifornisë me siguri ia ka shpëtuar jetën një vajze të re.
Studentja Ejmi Grin dhe i dashuri i saj në shkurt kanë dalë nga rruga në afërsi të qytetit Sakramento në Kaliforni. Në fatkeqësi kanë kaluar pothuajse pa lëndime, por mjekët kanë vendosur të bëjnë një incizim në trurin e Ejmit, i cili ka treguar se ajo ka tumor në tru.
"Viteve të kaluara vazhdimisht kam pasur migrenë, por asnjëherë nuk kam menduar se bëhet fjalë për diçka më serioze. Migrena është dukuri e shpeshtë në familjen time, prandaj kam menduar se është diçka trashëguese", deklaroi vajza për gazetën "Dejli Meil".
Mjekët thonë se tumori është zbuluar në kohë, ndërsa operacionin për largimin e tij e planifikojnë për muajin e ardhshëm, varësisht asaj se sa shpejtë vajza do të dakordohet me kompaninë e sigurimeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail