Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Tokio, 10 gusht 2018 (MIA) - Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës nuk mund të ndërrohen, por ekzistojnë disa vende ku as sipas njërit ligji e as ligjit tjetër nuk është e lejuar të vdesësh. Nëse ndonjëherë vendosni t'i vizitoni, duhet ta dini se sigurimi shëndetësor nuk do t'u nevojitet.
Icokoshima, Japoni
Ishulli japonez i njohur si Mijaxhima, për vendin e tij konsiderohet si shtëpi e shumë tempujve antik. Që të mbahet pastërtia e këtij vendi, lindja dhe vdekja këtu janë të ndaluara nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe banorët lokal para se të vdesin i dërgojnë në ishullin e afërt. Në Icokoshima edhe më tutje nuk ekzistojnë as varreza as spitale.
Longirbien, Norvegji
Qyteti më verior në botë gjendet në arkipelagun Svalbard, ndërsa shtresa e tokës së pandërprerë të ngrirë dhe temperaturat e ulëta konstante nuk lejojnë trupi të zbërthehet. Me qëllim që të parandalohet përhapja e sëmundjeve, autoritetet vendosën ta ndalojnë vdekjen pas vitit 1950. Ata të cilët janë në prag të vdekjes fluturojnë me aeroplanë deri në tokë, ku më vonë "kanë leje" të vdesin.

Lanharon, Spanjë
Prefekti i Lanharonit në Spanjën Juglindore që nga viti 1999 e ndaloi vdekjen. Gjoja varrezat janë të stërngarkuara, dhe autoritetet i kanë këshilluar katër mijë qytetarë të mbesin të gjallë derisa kompetentët të blejnë vend të ri për varreza. Prefekti madje edhe i këshillon njerëzit "maksimalisht të kujdesen për shëndetin e tyre derisa nuk gjejnë vend adekuat për varreza të reja". Nuk dihet se sa ka zgjatur.
Sarpurenk, Francë
Prefekti i fshatit francez Sarpurenk që nga viti 2008 "u ka ndaluar" banorëve të vdesin, nëse nuk kanë blerë vend për varrin. Madje është kërcënuar edhe me dënime. Siç thotë për veprimin radikal ka vendosur prejse i është ndaluar t'i zgjerojë varrezat. A e ka shkelur dikush ligjin, ndërsa si është dënuar, nuk është e njohur deri më sot.
Selja, Itali
Në vitin 2015 autoritetet u kanë ndaluar banorëve jo vetëm të vdesin por edhe aspak të mos sëmuren në përpjekje ta parandalojnë rënien dhe plakjen e popullatës. David Zikjanella, prefekt i vendit ka nënshkruar dekret me të cilin i urdhëron banorët që shëndetin e tyre ta kenë në rend të parë. Qyteti në vitin 1960 ka pasur 1.300 banorë, ndërsa deri në vitin 2015 kanë mbetur vetëm 537, prej të cilëve 60 për qind janë më të moshuar se 65 vjet.
Biritira Mirin, Brazil
Qyteza Biritira Mirin, 90 kilometra në lindje të Sao Paolos, në vitin 2015 autoritetet e kanë ndaluar vdekjen për shkak se varrezat e kanë arritur kapacitetin maksimal prej 50 mijë varreve. Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe në Konjak në Francë, ku autoritetet nuk kanë lejuar zgjerim të vendeve për varre, madje edhe këtu prefekti e ndaloi vdekjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail