Boksi – sporti që ju ndihmon t’i digjni 800 kalori për 60 minuta

Ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë për ta filluar rrugëtimin e humbjes së peshës.

Personat e hollë e kanë shumë të lehtë të merren me sporte më pak të vështira, siç është joga apo ecja, transmeton Telegrafi.

Por këto aktivitete nuk djegin aq shumë yndyrë sa aktivitetet që jua rrisin të rrahurat e zemrës dhe që ju bëjnë të djersiteni.

Nëse jeni duke kërkuar ta transformoni trupin me një ritëm më të shpejt, atëherë është e rëndësishme t’i zgjedhni edhe ushtrimet adekuate.

Një studim i fundit nga ‘Forza Supplements’ ka zbuluar se sporti i boksit është mënyra më efektive për djegie të kalorive.

Hulumtuesit kanë zbuluar se pjesëmarrësit e studimit kanë arritur t’i djegin deri në 800 kalori gjatë një ore në ring.

Ky sport i aktivizon të gjithë muskujt e trupit, gjë e cila është një prej arsyeve se përse digjen kaq shumë kalori.

Ndër tjerash, boksierët gëzojnë edhe përfitime tjera nga ky sport, duke përfshirë qëndrueshmërinë muskulore dhe forcën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail