Mosha dyzetvjeçare nuk është fillimi i fundit, por fundi i fillimit…

Në moshën dyzetvjeçare rritet prirja drejt grumbullimit të kilogramëve, më vështirë e përballojmë mahmurllëkun, ndërkaq ruajtjes së e linjës dhe kondicionit duhet patjetër t’i përkushtojmë më shumë kohë.

Këndellja nga lëndimet gjithashtu zgjat më shumë dhe kjo është linja e kufirit kur duhet t’i kushtojmë kujdes shprehive jetësore, thekson specialisti i kancerit doktor Davis Agus, transmeton Telegrafi.

Mosha dyzetvjeçare, sipas doktor Muir Gray, autor i librit “Mosha e mesme: dukuni më të rinj, jetoni më gjatë, ndihuni më mirë”, është decenia më kërkuese në jetë, sepse bëhemi ‘sandviç i gjeneratave’, e cila balancohet midis prindërimit, plakjes së prindërve tanë dhe karrierës.

Kjo është ftesa më e zëshme dhe koha e fundit që të ndryshojmë diçka në jetën tonë. Mosha e mesme nuk është fillim i fundit, por fundi i fillimit”, rikujton doktor Gray dhe paralajmëron që është koha e fundit të fillojmë të kujdesemi për veten.

Ushqimi i përshtatur nuk është i mjaftueshëm, prandaj kujdesin duhet patjetër ta orientojmë edhe në mënyrën në të cilën punojmë, në relaksimin, në gjumin dhe ushtrimet.

Problemi më i madh është stresi, mirëpo nëse do të duhej që më lehtë të përballemi me presionet jetësore, është shumë me rëndësi që të jemi të disiplinuar.

Procesi i plakjes nuk mund të shmanget, mirëpo nëse marrin qëndrim të drejtë, mund të ndihemi më të rinj dhe më energjikë.

Shkuarja e përditshme në punë, qëndrimi ulur në karrige dhe shikimi në ekran të kompjuterit janë më të rrezikshëm se mënyra e jetesës çfarë e jetojnë aventurierët, sepse shkaktojnë stres dhe inflamacione të cilat zvogëlojnë cilësinë dhe jetëgjatësinë tonë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail