Çfarë është një pandemi?

Pandemitë nuk ndikohen nga ashpërsia e sëmundjes, por nga përhapja gjeografike

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, një sëmundje e re quhet pandemike kur njerëzit e prekur në gjithë botën nuk kanë mbrojtje imunitare.

Si vendos OBSH kur një sëmundje quhet pandemi?

Rastet kur dikush infektohet në një shtet të huaj, kthehet në shtëpi dhe infekton të tjerët ose kur dikush infektohet nga një i kthyer nga jashtë, nuk bëhen pjesë e llogaritjeve për të shpallur një pandemi. Nevojitet një valë e dytë infeksioni nga njëri person te tjetri midis komunitetit.

Kur një sëmundje deklarohet pandemi, gjasat që të përhapet në komunitet janë më të larta. Qeveritë dhe spitalet duhet të përgatiten për këtë skenar.

Një epidemi, nga ana tjetër, klasifikohet si raste të shumta dhe të papritura të një sëmundjeje brenda një shteti ose komuniteti.

Kur deklarohet një sëmundje pandemi?

Fjalën e fundit e thotë OBSH. Nuk nevojitet një numër i caktuar vdekjesh, të infektuarish apo shtetesh të prekura që OBSH të shpallë një sëmundje pandemi globale. Për shembull, koronavirusi Sars i vitit 2003, nuk u deklarua pandemi edhe pse infektoi 26 shtete.

Sidoqoftë, përhapja u vu nën kontroll me shpejtësi dhe pak shtete patën pasoja të rënda.

Nëse shpallja e një pandemie shkakton panik global, ka bërë më shumë dëm sesa mirë. Diçka e tillë ndodhi me gripin H1N1, që u shpall pandemi në vitin 2009. Njerëzit u panikosën, bllokuan urgjencat dhe qeveritë shpenzuan më shumë nga ç’duhej për mjekime antivirale.

Simptomat e koronavirusit janë të lehta dhe shumica e njerëzve shërohen brenda gjashtë ditësh.

Tani që Covid-19 u shpall pandemi, çfarë do të ndryshojë?

OBSH theksoi se përdorimi i fjalës “pandemi” nuk do të ndryshojë asgjë në planin e punës apo masat e ndërmarra. Shtetet do të vijojnë të “pikasin, testojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë njerëzit.

Profesor Nigel McMillan i Menzies Health Institute në Australi thotë se shpallja e pandemisë globale i përgatit autoritetet për hapin e radhës.

“Kjo do të thotë fluks më të lartë pacientësh, shtimin e stokut të antiviraleve dhe këshillimin e njerëzve për të shmangur daljet publike, për të qëndruar në shtëpi nëse janë sëmurë, për të ruajtur distancën etj,” thotë ai.

Mcmillan mendon se kjo është pjesa më e vështirë për qeveritë; të bindin shtetasit se duhet të ndryshojnë mënyrën si sillen për të shmangur më të keqen.

Burimi: The Guardian



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail