Një kineze ka mbijetuar tre ditë pa zemrën e saj

Pekin, 28 korrik 2020 (MIA) – Zemra e një banorje të Sianit, në provincën kineze Shanksi, ka ndaluar së rrahuri, por pas tre ditësh, mjekët kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Siç njofton “Global Tajms”, vajza 23-vjeçare shpesh qëndronte zgjuar vonë natën, si rezultat i së cilës sistemi i saj imunitar u dobësua. Në mes të korrikut, ajo kishte një ftohje, e cila çoi në miokardit, pas së cilës ajo pësoi një tronditje kardiogjene.

Kur zemra e pacientes pushoi së rrahuri, mjekët menjëherë kaluan në një metodë alternative të injektimit të oksigjenit në qarkullimin e gjakut – oksigjenimi i membranës ekstrakorporale – për të siguruar frymëmarrjen edhe pa punën e zemrës. Pas tre ditësh duke peshuar jetën dhe vdekjen, rrahjet e zemrës së kinezes së re u kthyen.

Gjatë gjithë kohës, derisa ajo nuk varej nga zemra e saj, vajza ka qenë e vetëdijshme dhe bisedonte me njerëzit përreth saj. Ajo ishte në një disponim befasues të mirë dhe vazhdonte të fliste për këtë përvojë të mahnitshme të saj. sn/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail