Tri shenja paralajmëruese të sulmit në zemër

Ndonjëherë, njerëzit mund ta konsiderojnë dhimbjen në gjoks si të parëndësishme, por ka tri shenja paralajmëruese që është tregojnë se kjo dhimbje është serioze.

Fondacioni Britanik i Zemrës vuri në dukje se ekzistojnë tre rrethana kur rekomandohet shumë të merrni situatën seriozisht.Së pari, nëse dhimbja juaj në gjoks është e papritur, flisni me një mjek i cili mund t’ju ndihmoj.

Së dyti, nëse dhimbja e gjoksit përhapet në pjesët e tjera të trupit, përkatësisht në krah, qafën e pasme ose nofull, atëherë thirrni shërbimet e urgjencës.

Së treti, nëse dhimbja e gjoksit ndihet e rëndë ose e ngushtë, atëherë është vërtetë serioze, shkruan ExpressUk, përcjell Telegrafi.Mos u shqetësoni nëse nuk jeni 100 për qind i sigurt nëse simptomat tuaja janë një sulm në zemër – dhimbja e gjoksit kërkon kujdes mjekësor. Nëse mjeku sugjeron të thërrisni ambulancën, uluni dhe pushoni për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të muskulit të zemrës. Nëse ndodh që të keni një aspirinë afër, merrni një, pasi hollon gjakun.

Toleranca e njerëzve ndaj dhimbjes është unike, kështu që atë që një person mund ta përshkruajë si dhimbje torturuese, një tjetër mund të mendoj se është diçka e vogël.

Gjithmonë, zgjidhja më e mirë është të bisedoni me mjekun tuaj. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail