A mundet vitamina D të zvogëlojë rreziqet që lidhen me coronavirusin?

Nga një studim i bërë mbi 489 njerëz, studiuesit arritën në përfundimin se ata që u diagnostikuan me mungesë të vitaminës D kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të kishin një test pozitiv të coronavirusit krahasuar me ata me nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine

Në një studim retrospektiv të pacientëve të testuar për COVID-19, studiuesit në Universitetin e Chikago-s gjetën një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe gjasave të infektimit me coronavirus.

Ekipi hulumtues ekzaminoi 489 pacientë, nivelet e vitaminës D të të cilëve u matën brenda një viti përpara testimit për COVID-19.

Pacientët që kishin mungesë të vitaminës D dhe që nuk u trajtuan kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të bënin një test pozitiv COVID-19 krahasuar me pacientët që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës.

Studimi “Lidhja e Statusit të Vitaminës D dhe Karakteristikave të tjera klinike me rezultatet e testit COVID-19” u botua më 3 Shtator në JAMA Network Open.

Gjetjet u raportuan më parë te medRxiv, serveri i mbishkrimeve për shkencat shëndetësore.Sipas një studimi të vitit 2011, 41.6% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D dhe këto janë shtatë grupet e njerëzve që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine më shpesh:

∙ Njerëzit që kanë flokë dhe lëkurë të errët

∙ Të moshuarit

∙ Njerëz me mbipeshë

∙ Njerëzit që nuk hanë shumë peshk ose produkte qumështi

∙ Njerëz që përdorin gjithnjë krem mbrojtës

∙ Njerëz që shpesh dhe shumë qëndrojnë brenda



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail