Shpresa për të sëmurët me diabet: Shkencëtarët janë në gjurmët e terapisë së re

Shkencëtarët e Universitetit të Iowa janë në gjurmët e terapisë së re me të cilën me ekspozimin e pacientëve ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike do t’u normalizohet niveli i sheqerit dhe rezistenca insuline

Duke i ekspozuar minjtë laboratorikë ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike disa orë në ditë, shkencëtarët kanë arritur t’ua kontrollojnë dhe normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak, shkruan sciencedaily, përcjell Telegrafi.Kjo është një provë që ekspozimi ndaj fushës magnetike gjatë periudhës së shkurtër zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe normalizon përgjigjen e trupit ndaj insulinës.

Calvin Carter, njëri nga autorët e studimit ka thënë që efektet e kësaj terapie janë afatgjata, andaj do të mund të merret natën gjatë gjumit, në mënyrë që niveli i sheqerit të jetë normal gjatë gjithë ditës.

Ky studim do të mund të ketë ndikim serioz në shërimin e personave me diabet, posaçërisht të pacientëve për të cilët tretmanët aktualë nuk janë praktik. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail