Njerëzit infektojnë të tjerët me coronavirus, në pesë ditët e para pas shfaqjes se simptomave

Njerëzit ka të ngjarë ta transmetojnë virusin tek të tjerët brenda pesë ditëve të para pasi të kenë zhvilluar simptoma, sugjeron një studim i gjerë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimi tregon se pacientët kishin nivelet më të larta të virusit në fillim të sëmundjes së tyre derisa virusi i ‘gjallë’ i aftë për t’u replikuar u gjet deri në nëntë ditë pas fillimit të simptomave.

Shkencëtarët britanikë thonë se studimi i tyre sugjeron se izolimi i hershëm është thelbësor për ndalimin e përhapjes.

Piku i fazës infektuese

Se sa janë individët infektues varet nga shumë faktorë, përfshirë dhe sa është një virus i qëndrueshëm (në thelb, virusi i cili është në gjendje të replikohet), dhe nga sasia e virusit që kanë njerëzit në trupat e tyre.

Disa raporte kanë treguar se njerëzit janë më infektues para se të shfaqin simptoma si dhe në javën e parë me virus.

Shkencëtarët ekzaminuan 79 studime globale mbi COVID-19, që përfshinin njerëz simptomatikë në spitale të cilët sapo kishin rezultuar pozitivë me coronavirusin.

Ata gjetën sasinë e grimcave virale të ARN-së (fragmente të materialit gjenetik nga virusi) në mostrat e fytit të njerëzve që arritën që arritën kulmin në kohën kur simptomat filluan dhe brenda pesë ditësh.

Muge Cevik nga Universiteti i Saint Andrews tha për BBC, se gjetjet treguan se njerëzit ishin më infektues shumë më herët, në përputhje me studimet e tjera që përfshijnë edhe gjurmimin e kontakteve.

“Njerëzit duhet të izolohen në momentin që shfaqin simptoma, sado të lehta të jenë ato. Deri në kohën që disa njerëz i marrin rezultatet, ata mund të kenë kaluar fazën e tyre më infektive”, shtoi ai. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail