Shpjegon trajneri personal: Pse ushtrimet me pesha duhet t’i bëni para ushtrimeve kardio

Siç duket, ideja se ushtrimet kardio duhet të bëhen në fillim të ushtrime fizike është vetëm një mit

Max Lowery, trajner i njohur personal, thotë se njerëzit duhet ta bëjnë krejtësisht të kundërtën, transmeton Telegrafi.“Është gabim i madh të bëni ushtrime kardio dhe të lodheni para se t’i bëni ushtrimet me pesha. Nëse dëshironi që sesioni juaj me peshëngritje të jetë 100 për qind efektiv, ju duhet të jeni të freskët”, thotë Lowery.

Ushtrimet kardio i zbrazin rezervat e glikogjenit, e kjo do të thotë se ushtrimet tuaja për forcë dhe me peshëngritje do të jenë më pak efektive.

Nëse jeni të lodhur para se të filloni sesionin me peshëngritje, ju jeni edhe më të prirë të lëndoheni.

Sa i përket asaj se si duhet të sigurohet një trup i mirë dhe me muskuj, ai thotë se kardio mund të mos jetë përgjigja e duhur.

Përderisa ushtrimet kardio janë të mira për arsye shëndetësore dhe për djegie të kalorive, ngritja e peshave është mënyra më efektive për skulpturimin e trupit. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail