Fëmijët që janë gënjeshtarë të shkëlqyer, kanë aftësi më të mira kujtese

Fëmijët gënjeshtarë kanë këtë aftësi për t’u pasur zili

Shumica e prindërve u mësojnë fëmijëve të tyre të jenë gjithmonë të sinqertë, i ndihmojnë të jenë njerëz të mirë, i ndërtojnë vlera morale, të cilat duhet t’i kenë gjatë gjithë jetës. Kështu që nuk është çudi që prindërit zemërohen shumë kur fëmijët gënjejnë – jo vetëm sepse është gjë e gabuar, por kjo e bën jetën e prindërve më të vështirë.

Fëmijët zakonisht gënjejnë në mënyrë që të fshehin një gabim, për të marrë diçka që duan, ose kur thjesht duan vëmendje. Por shumë njerëz mendojnë se kjo është vetëm një shenjë e të pasurit një imagjinatë të madhe.

Çuditërisht, shkenca jep një tjetër këndvështrim: fëmijët që gënjejnë kanë aftësi më të mira kujtese.

Kërkimet nga Universiteti i Sheffield në Angli zbuluan se gënjeshtarët e vegjël kanë aftësi të mëdha kujtese, veçanërisht me fjalë. Dhe kjo pasi duhet të mbani mend shumë gjëra nëse gënjeni shpesh.

“Ndërsa prindërit zakonisht nuk janë shumë krenarë kur fëmijët e tyre gënjejnë, ata të paktën mund të jenë të kënaqur të zbulojnë se kur fëmijët e tyre po bëhen më të mirë në të menduar dhe kanë aftësi të mira kujtese”, tha psikologu i zhvillimit Dr. Elena Hoicka.

Për eksperimentin, studiuesit morën 114 fëmijë mes moshës gjashtë dhe shtatë, dhe u dhanë atyre një kuiz.

Pas kuizit, u dhanë fëmijëve teste të kujtesës dhe zbuluan se gënjeshtarët më të mirë kanë një memorie të shkëlqyer kur bëhet fjalë për fjalë, por jo për fotografi, shkruan Class.

Studiuesit arritën në këtë përfundim bazuar në gënjeshtra, duke përfshirë memorizimin e informacionit verbal.

Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për prindërit që shqetësohen se fëmijët e tyre do të bëhen gënjeshtarë patologjikë dhe do të kalojnë jetën duke shmangur marrjen e përgjegjësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail