Studim: Fëmijët e vegjël kanë simptoma më të lehta nga lloji omikron sesa delta



Uashington, 24 janar 2022 (MIA) – Tek fëmijët shumë të vegjël, lloji omikron i koronavirusit shkakton sëmundje më pak të rënda se lloji delta, sipas studimit të ri amerikan.

Studiuesit shikuan të dhënat nga afro 80.000 fëmijë amerikanë nën moshën pesë vjeç, të cilët u infektuan për herë të parë me koronavirus, duke përfshirë 7.201 fëmijë që u infektuan në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, kur omikron shkaktoi më shumë se 90 për qind të rasteve.

Pas shqyrtimit të faktorëve të tjerë të rrezikut, duke përfshirë faktorët shëndetësorë dhe socio-ekonomikë, studiuesit zbuluan se fëmijët e infektuar gjatë rritjes së omikron kishin 29 për qind rrezik më të ulët për të shkuar në emergjencë, 67 përqind rrezik më të ulët të hospitalzimit dhe 68 për qind rrezik më të ulët të pasurit nevojë për kujdes intensiv dhe 71 për qind rrezik më të ulët për të pasur nevojë për aparate të frymëmarrjes në krahasim me fëmijët të infektuar me llojin delta.

Megjithatë, “për shkak të rritjes së transportueshmërisë së omikron, numri i përgjithshëm i vizitave në departamentet e urgjencës, shtrimet në spital, kujdesi intensiv dhe përdorimi i respiratorëve mekanikë tek fëmijët mund të jetë akoma më i lartë” me omikron sesa me delta, sipas një raporti të botuar më parë në “medRxiv” para se të kaloj recenzioni shkencor.

Studiuesit theksuan gjithashtu se nivelet e infeksionit ishin në mënyrë disproporcionale më të larta tek fëmijët me ngjyrë dhe fëmijët e Amerikës Latine si për omikron ashtu edhe për delta për këtë grupmoshë, dhe hendeku u zgjerua për infeksionet me omikron, tha udhëheqësi i studimit Rong Ksu i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Kejs Uestern Reserve.

Të dhënat e papublikuara tregojnë se “fëmijët nën moshën pesë vjeç kishin shkallën më të lartë të infeksionit omikron” krahasuar me fëmijët më të rritur dhe të rriturit në të gjitha grupmoshat, tha ai. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail