Kina brenda natës mbylli një qytet për shkak të Omikron



Pekin, 22 mars 2022 (MIA) – Kina mbylli brenda natës një qytet industrial me nëntë milionë banorë, duke informuar sot për mbi 4000 raste pozitive me koronavirus. Strategjia “zero-coid” e Kinës po përballet me një valë të variantit omikron, raportojnë mediat lokale.

Me 4,770 infeksione të reja në të gjithë vendin, mbrëmë u mor një vendim për të vendosur qytetin e Shenjang nën “llokdaun”.

Në Shenjang, një qytet industrial fabrikash si prodhuesi i automjeteve BMW, janë raportuar 47 raste të reja të virusit. Banorëve tani u ndalohet të largohen pa një rezultat negativ 48-orësh të kovid testit.

Përveç “llokdaun” Kina po përdor testime masive dhe mbylljen e zonave të veçanta në qytete për të luftuar virusin. Të shtunën u njoftua se dy vdekje nga kovid-19 u regjistruan në vend, për herë të parë pas më shumë se një vit.

Qytete si Shangai shmangën mbylljen e plotë me “llokdaun” të ndërtesave të veçanta. ls/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail