Këshilla për një dietë pa kufizime



Los Anxhelos, 17 maj 2022 (MIA) - Dietat shumë strikte vendosin kufizime për të ngrënë ëmbëlsira, por disa ekspertë besojnë se kjo nuk është qasja e duhur dhe se sjell efekte të këqija. Prandaj, nëse një person ka dëshirë të hajë diçka të ëmbël, ai duhet të kënaqet me atë nevojë. Këtu janë disa opsione të shëndetshme që dietologët rekomandojnë…

Ëmbëlsirat në porcione të kontrolluara

Vetëm për shkak se po përpiqeni të humbni peshë nuk do të thotë se duhet të ndaloni së ngrëni ëmbëlsirë.

- Në vend të kësaj, kujdesi për madhësinë e porcionit mund të bëjë mrekulli. Ëmbëlsirat në porcione të kontrolluara janë një zgjedhje e mirë për ata që duan të kontrollojnë peshën e tyre, tha dietologia Lauren Manaker.

Çaj jeshil me ëmbëlsirë

“Çaji jeshil përmban kafeinë dhe një përbërës të quajtur EGCG, i cili është treguar se mbështet humbjen e peshës”, thotë Manaker.

Mbështetuni në ëmbëlsinë natyrale të frutave

“Ngrënia e frutave mund të ndihmojë në plotësimin e dëshirës suaj për ëmbëlsirat, dhe kështu t'i japë trupit tuaj fibrat që i nevojiten për të ndihmuar në kontrollin e oreksit dhe për të arritur ngopjen,” tha Manaker.

Lejojini vetes çdo ëmbëlsirë

Ndonjëherë, shumë kufizime mund të kenë një kundër-efekt. Sipas ekspertëve, kur një person kufizon dietën e tij dhe nuk e lejon veten të shijojë ushqimin që dëshiron, dëshira vetëm sa do të rritet dhe do të vazhdojë të rritet… Në një moment, ka të ngjarë që ai/ajo të hajë më shumë se zakonisht - si kundër efekt. si /



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail