Efektiviteti i shumëfishtë i kërpudhave



Los Angeles, 3 tetor 2022 (MIA) – Kërpudhat janë shumë të dobishme për organizmin e njeriut, sepse për shkak të vlerave të tyre ushqyese veprojnë në mënyrë efektive për shëndetin.

– Kërpudhat janë të pasura me vitaminë D, e cila është jashtëzakonisht e dobishme. Mungesa e kësaj vitamine lidhet me lodhjen, dëmtimin e shëndetit të kockave, funksionin e reduktuar të sistemit imunitar dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve kronike, duke përfshirë disa lloje të kancerit… Për shkak të vetive të tyre medicinale, kërpudhat janë përdorur në mjekësi për më shumë se 2000 vjet. Ato përmbajnë komponime që shkaktojnë një përgjigje imune në nivele të shumëfishta – njëlloj si "një grup ushtarësh që luftojnë disa beteja njëkohësisht në shtatë luftëra". Kërpudhat njihen edhe për gamën e gjerë të përbërësve bioaktive, mbi të gjitha për beta-glukanet që forcojnë imunitetin, shpjegon nutricionisti Nikol Stefanov.

Hulumtimet e publikuara në revistën profesionale “Food Science & Nutrition” treguan se duke konsumuar rregullisht kërpudha, futni në trup një sasi të mjaftueshme të mikronutrientëve pa rritur nivelin e kalorive, yndyrës dhe natriumit. Kërpudhat janë të pasura me selen, një lëndë ushqyese që ka veti antioksiduese që ndihmojnë në reduktimin e çdo lloj inflamacioni. Dhe, funksionojnë mirë edhe në punën e zorrëve, pra në sistemin tretës.

– Shumë studime kanë treguar se kërpudhat veprojnë si probiotikë. Ato jo vetëm që përmirësojnë tretjen, ato mund të jenë gjithashtu të dobishme për njerëzit me diabet. Gjegjësisht, kërpudhat kanë aftësinë të ndryshojnë disa baktere të zorrëve dhe kështu të çlirojnë insulinë nga qeliza beta e pankreasit, shtoi ajo.

Është interesante se njerëzit që hanë kërpudha kanë gjithashtu më pak gjasa të vuajnë nga depresioni. Studiuesit ia atribuojnë këtë përbërjeve të shumta bioaktive në kërpudha, duke përfshirë vitaminën B-12 dhe antioksidantët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail