Pijet e gazuara kontribuojnë në tullacitetin mashkullor



Pekin, 11 janar 2023 (MIA) – Një numër në rritje i meshkujve po i bien flokët, tregon hulumtimi i ri. Megjithatë, raportet tregojnë gjithashtu se konsumimi i tepërt i pijeve me sheqer është i lidhur me tullacitetin mashkullor.

Gjetjet janë nga shkencëtarët në Universitetin Tsinghua në Pekin dhe gjetjet e tyre thonë se tullacia është pothuajse 30 herë më e zakonshme tek burrat që pinë një pije të gazuar, lëng ose kafe ose çaj tepër të ëmbëlsuar çdo ditë. Ata që pinë më shumë se një pije me sheqer në ditë kanë 42 për qind më shumë gjasa të përjetojnë rënie të flokëve sesa ata që nuk pinë pije me sheqer.

Sigurisht, pijet me sheqer nuk janë faktori i vetëm pas rënies së flokëve. Shëndeti mendor dhe gjenetika gjithashtu luajnë një rol, por është gjithashtu e rëndësishme të vëzhgoni dietën tuaj. Këshilla thotë: shkurtoni ushqimet e skuqura dhe përfshini më shumë perime në vaktet tuaja.

Shoqata Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale në Los Anxhelos njoftoi në vitin 2019 se sipas gjetjeve shkencore, qimet natyrale do të mund të merren nga qelizat staminale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail