
Los Anxhelos, 13 janar 2023 (MIA) – Stresi është mjaft i pakëndshëm dhe jashtëzakonisht i pafavorshëm si për shëndetin mendor ashtu edhe për atë fizik, dhe ndonjëherë edhe vetë trupi tregon se po lufton me shumë stres, d.m.th. kortizoli – “hormoni i stresit” është në rritje. Si të dalloni një nivel shumë të lartë të stresit? – Ekspertët dallojnë tre shenja themelore.
Gjumi pa pushim
Nëse një person zgjohet shpesh gjatë natës ose fle i shqetësuar, kjo do të thotë se ai është nën stres të tepërt.
Ndjenja e lodhjes
Stresi i tepërt shprehet edhe përmes lodhjes së vazhdueshme pavarësisht sasisë së mjaftueshme të gjumit apo kafesë së pirë.
Uria e vazhdueshme
Uria e vazhdueshme, ose dëshira jashtëzakonisht e lartë për ëmbëlsirat, janë gjithashtu tregues të rritjes së kortizolit.