Ha në pjatë të kuqe për të humbur në peshë

Berlin, 23 janar 2012 (MIA) - Duket absurde, por një grup kërkuesish gjermanë dhe zviceranë tregojnë se të hash dhe të pish në pjata dhe gota me ngjyrë të kuqe të ndihmon në dobësim. Sipas tyre, ngjyra e kuqe ndikon drejtpërdrejtë në oreksin tonë.

Shumë kërkime dhe studime japin këshilla se si mund të humbim disa kilogramë apo çfarë të hamë që të mos shtojmë në peshë, por ka edhe nga ata që thonë se ngjyra e pjatës ndikon në sasinë e ushqimit që konsumojmë.

Duket absurde, por një grup kërkuesish gjermanë dhe zviceranë tregojnë se të hash dhe të pish në pjata dhe gota me ngjyrë të kuqe të ndihmon në dobësim. Sipas tyre, ngjyra e kuqe ndikon drejtpërdrejtë në oreksin tonë.

Në pjesën e parë të studimit, u është kërkuar 41 studentëve meshkuj të pinë çaj nga filxhanë të kuq dhe blu. Rezultati ishte se ata që përdorën filxhanët e kuq, pinë 40 për qind më pak se ata që përdorën filxhanët blu.

Në pjesën e dytë të studimit, 109 personave iu dha të hanin në pjata me ngjyrë të bardhë, të kuq dhe blu. Kush kishte pjatën e kuqe hëngri më pak se të tjerët.

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme e lidhin të kuqen me rrezikun, me ndalimin ose me diçka që nuk është e lejueshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail