Si ndikon në shëndet dushi i ftohtë!

Dushi me ujë të ftohtë është një lloj hidroterapie, që në të kaluarën ka qenë e njohur si trajtim mjekësor. Përdorimi i lehtë i ujit të ngrotë dhe medikamentet kontribuan që dushi i ftohtë të harrohet edhe pse ai ka disa përparësi shëndetësore.

Rritja e imunitetit - Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave te bardha të gjakut dhe në këtë mënyrë rrit imunitetin. Për këtë ka më pak mundësi që të sëmuremi nga ftohja apo gripi, madje edhe nga ndonjë lloj tumori.

Përmirësimi i qarkullimit - Qarkullimi i mirë është kryesor për shëndetin në përgjithësi. Ndryshimet e herëpashershme të ujit të ngrohtë dhe të ftohtë gjatë dushit e përmirësojnë qarkullimin, sepse vjen deri në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo mund të pengojë edhe hipertensionin, dukuri e zgjerimit të venave dhe të ndihmojë që të ndjeheni dhe dukeni më mirë.

Rregullimi i temperaturës së trupit - Nëse keni në mënyrë kronike duar dhe këmbë të ftohta apo konsideroni se djersiteni shumë, atëherë provoni një dush të ftohtë.

Nxit dobësimin - E përshpejton metabolizmin dhe e aktivizon djegien e qelizave dhjamore. Do të vereni se dobësoheni më lehtë dhe se është më e mirë rritja dhe rikuperimi i indeve muskulore.

Ul depresionin - Uji i ftohtë stimulon pikën blu të trurit dhe nxit prodhimin e niradrenalinës, e cila e ul depresionin.

Flokë dhe lëkurë më të shëndetshëm - Uji i ngrohtë e than lëkurën, ndërsa ai i ftohtë e tendos atë dhe poret dhe i jep shkëlqim flokut. Dushi i ftohtë është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me lëkurën siç janë aknet ndërsa ndihmon edhe për detoksifikim.

E rrit pjellorinë - Dushi i ftohtë e nxit prodhimin e hormonit, i cili përdoret kur bëhen tentime që të mbeteni shtatzanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail