Super ushqimet që shërojnë stomakun!

Keni dhimbje të vazhdueshme stomaku dhe nuk dini si të liroheni prej tyre? Ekzistojnë në fakt disa ushqime “magjike”, për efektin që ato shkaktojnë ndaj këtyre dhimbjeve, duke i lehtësuar menjëherë dhe duke mënjanuar në këtë mënyrë përdorimin e ilaçeve.

Xhenxhefili

Kjo erëz duhet të shtohet në ushqime për t'i bërë ato më të shijshme, gjithashtu kufizon edhe përdorimin e kripës. Eshtë në fakt një nga rrënjët më të çmuara të natyrës, sepse është e pasur me anti-inflamatorë që promovojnë tretjen e duhur.

Lëngu i limonit

Duhet të konsumohet i holluar në ujë të ngrohtë, dhe promovon tretjen, duke e balancuar stomakun.

Papaja

Kjo është një bimë e pasur me vitamina dhe minerale. Ndër karakteristikat e saj, është se lufton djegien e stomakut, duke favorizuar procesin e tretjes.

Karafili

Për ata që vuajnë mbi të gjitha nga aciditeti i stomakut, ky është një ilaç shumë i dobishëm. Mbani në gojë për disa minuta pak karafil dhe do të keni një lehtësim të menjëhershëm.

Nenexhiku

Konsumi i rregullt i lëngut të menexhikut të freskët mund të ndihmojë për të mbajtur larg fenomenet negative gastro-intestinale të acidit traktit.

Uji i ngrohtë

Për të ri-balancuar trupin dhe rregullimin e zorrëve, ju mund të pini një gotë me ujë të ngrohtë, kur zgjoheni në mëngjes dhe një në mbrëmje para gjumit, ndoshta duke shtuar disa pika lëng limoni dhe mjaltë, për ta bërë atë më tërheqës për shijen tuaj.

 



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail