Ja c’hanë që te ruajnë linjën?

Ndonëse të bukura dhe shumë të famshme edhe yjet e njohura kanë probleme me kilogramët e tepërt. Edhe ato si të gjitha femrat e tjera zhvillojnë betejat e vështira për humbjen e kileve. Në vazhdim do të paraqesim disa nga bukuroshet e njohura dhe çka bëjnë ato që ta ruajnë linjën e tyre.

Kelly Brook një herë pati pohuar se asaj i nevojitet vetëm seksi për të mbajtur linjën e saj, por raportet tregojnë se gjërat kanë ndryshuar tani. Ajo ka qenë e impresionuar pas trupit të një miku të saj, dhe e ka pyetur për ta ndihmuar edhe atë të arrijë në këtë pikë. Sa më shumë ushtrime, ishte fshehtësia e saj për të arritur në formë.

Lily Allen u ndihmua nga hipnoterapistja Susan Helburn për të rënë në peshë. Pas disa seksioneve të hipno-dietës këngëtarja arriti të bjer për dy numra më poshtë të fustanit. Geri Halliwel dhe Sophie Dahl janë gjithashtu adhuruese të kësaj diete.

Sandra Bullock e lejon veten e saj që vetëm një herë në javë të hajë çfarë të dojë. Kjo e ndihmon atë për t’u motivuar dhe për t’u koncentruar në të ushqyerit e shëndetshëm. Ajo zgjedh ushqimet që janë më të shëndetshme për të, siç janë peshku, pula dhe perimet. “Tani e kam radhën të ha çfarë të dua, i dua ëmbëlsirat, pastat etj. Unë vërtet kam ndryshuar të ngrënit, nga picat tek një copë pule, dhe disa perime”, tha ajo.

Angelina Jolie është raportuar se ka mbajtur një dietë ekstreme për të arritur formën e duhur. Kjo dietë i shtyn njerëzit të pinë lëngje çdo dy orë për të pastruar trupin. Ushqimi i plotë është rreptësishtë i ndaluar, por kjo duhet të vazhdojë vetëm 21 ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail