5 pijet që ju ndihmojnë të bini në peshë!

Nëse keni vendosur të humbni disa kile shtesë, atëherë me siguri duhet ta dini se për të arritur këtë duhet të kombinoni aktivitetin e punës me shëndetin, balancuar këto me një dietë ushqyese.

Gjithësesi, janë disa pije që do t’ua përshpejtonin djegien e dhjamit dhe do t’iu ndihmonin ta humbisnit më shpejt peshën nga sa do ta humbisnit normalisht. Ja cilat janë 5 pijet më efikase në këtë drejtim:



Lëngjet dezintoksikuese. Këto lëngje janë aleatët më besnikë në betejën tuaj kundër kileve të tepërta. Mund t’i bëni fare lehtë në kuzhinën tuaj duke shtrydhur fruta ose bimë vegjetale, ose duke i kombinuar të dyja. Më të rekomanduara janë agrumet. Këto fruta njihen për aftësinë e tyre të dezintoksikimit, prandaj nëse kërkoni ushqim të mirë që të hiqni helmet që keni mbledhur në disa muaj, atëherë duhet t’i përfshini patjetër në dietën tuaj. Gjithashtu, bimët rrënjore si xhenxhefili, karrotat apo edhe molla janë shumë të rekomandueshme për t’u konsumuar në formë të lëngët. Ato njihen për ndikimin në efikasitetin e aparatit tretës, pa harruar edhe anti-oksidantët që shpërndajnë në trupin tuaj.

Lëngjet vegjetale. Nga këto lëngje mund të përfitoni shumë në humbjen e peshës, sidomos në një plan afatgjatë. S’ka rëndësi nëse pasi i ktheni në lëng i konsumoni ato vetëm apo të kombinuara me fruta. Më të rekomandueshmet janë: lakra, lakra jeshile, brokoli ose lulelakra.

Çaji jeshil. Çaji jeshil përdoret prej qindra vitesh për shkak të përfitimeve të tij të shumta dhe humbja e peshës është një prej tyre. Edhe pse nëse konsumohet i vetëm nuk është edhe aq efikas, një filxhan çaj jeshil në ditë ju ndihmon të shpërndani anti-oksidantët dhe ju ndihmon të digjni dhjamin me ritme më të shpejta, duke rritur efikasitetin e metabolizmit.

Lëngu i frutave. Lëngjet e frutave janë të shijshme, shumë ushqyese dhe mund të përgatiten fare lehtë. Pavarësisht shumëllojshmërisë së tyre, më të rekomandueshmet janë borronica e kuqe dhe dardha, që konsiderohen më efikaset për shkak të përmbajtjes së theksuar të vitaminës C. Këto dy fruta ndihmojnë si në rënien e peshës, edhe në përmirësimin e metabolizmit dhe djegien e dhjamit.

Kafeja e zezë. E fundit, por jo nga rëndësia, është fakti i njohur se konsumimi i moderuar i kafesës së zezë i sjell trupit një seri përfitimesh, pasi jo vetëm që mban anti-oksidantë por edhe lufton rrezikun ndaj kancereve të llojeve të ndryshme. Gjithashtu, kafeja e zezë ul rrezikun nga diabeti apo sëmundjet e zemrës. Në të njëjtën kohë kafeina është e përsosur për të nxitur metabolizmin tuaj dhe për të rritur numrin e kalorive që keni djegur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail