Ja pse ju dridhen duart!

Dridhja e papritur e duarve ose e këmbëve më së shpeshti është shenjë e tendosjes nervore, mirëpo kjo mund të jetë edhe pasojë e shkaqeve serioze.

Kujdes me mënyrën se si i mendoni gjërat. Bëhuni më pozitiv, mos lejoni t’ju kaplojë stresi sepse bazat nervore janë shkaku i shumë sëmundjeve duke përfshirë kështu edhe dridhjen e duarve.

Janë më konkretishtë 5 tipe të dridhjeve të trupit të cilat mund të dallohen sipas shkaktarëve e ato janë:

1. Simptoma e sëmundjes

Dridhja mund të jetë shenja e para e cila paralajmëron një sëmundje si e Parkinsonit, e sklerozës multiple etj. ose mund të jetë e lidhur me pengesat e metabolizmit siç është hiperdozimi.

2. Ndikimi i faktorëve të jashtëm

Ndonjëherë dridhja shkaktohet edhe nga faktori i jashtëm i cili në një mënyrë e çrregullon drejtpeshimin organik siç është rasti me sasinë e tepruar të kafesë ose eksistantëve tjerë të cilët mund të shkaktojnë dridhjen.

3. Faktori trashëgues

Dridhja mund të jetë edhe trashëguese por ka raste kur edhe nuk manifestohet përderisa ndonjë faktor i jashtëm të mos e nxisë gjendjen në një periudhë të caktuar si tek ndonjë situatë stresuese ose tendosje nervore.

4. Dridhja e lidhur me karakterin

Sipas karakterit të individit shpeshherë mund të kemi ndikim tek dridhjet e duarve. Janë të predispozuar tipet e njerëzve të cilët janë dukshëm të frikësuar, persona të cilët vuajnë nga sulmet e panikut ose edhe pengesa tjera psiçike.

5. E përkohshme

Shfaqet në periudha të caktuara dhe atëherë më shpeshti është pasojë e gjendjes momentale psikologjike periudhë kjo e cila është e lidhur me një moment të caktuar të jetës. Dridhja e duarve kryesisht është pasojë e stresit, e tendosjes dhe mbi ngarkesës psiçike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail