Dieta “flutur”, dobësohuni 10 kg për dy javë!

Kjo është një nga dietat më popullore për shkak të rezultateve të shpejta të saj: deri në 10 kg për dy javë. Receta ka një kohëzgjatje prej 2 deri 4 javë, por jo më shumë, për shkak se kjo dietë përfshihet në kategorinë e dietave nutritive të varfra. Dieta paraqitet me disa variante. Po ju paraqesim variantin më të shëndetshëm të saj, i cili është një variant i pasur me lëngje frutash, fruta dhe perime, duke mos shkaktuar asnjë mangësi në vitamina dhe minerale.

Dieta përjashton pijet e gazuara, pijet me sheqer, alkoolin dhe ëmbëlsirat. Lejohet pirja e kafes pa sheqer, por vetëm me qumësht pa yndyrë.

Dita e Parë

Mëngjesi: 1 gotë me lëng portokalle, 1 kokërr portokalle dhe 1 banane.

Zemra: 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng portokalle.

Dreka: 100 gr. peshk i pjekur në zgarë i shoqëruar me sallatë mikse (me shumë pak yndyrë).

Darka: 1 gotë me lëng portokalle dhe 1 banane.

Para gjumit: Gjysmë fete buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng portokalle.

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 gotë me lëng molle, 1 kokërr mollë dhe 1 vezë gjysmë e zier.

Zemra: 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng molle.

Dreka: 100 gr mish i zier, 2 patate të ziera të shoqëruara me sallatë jeshile (me shumë pak yndyrë).

Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë, 1 vezë e zier e shoqëruar me sallatë jeshile (me shumë pak yndyrë).

Para gjumit: Gjysmë fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng molle.

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 gotë me qumësht pa yndyrë dhe 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur.

Zemra: 100 gr djathë pa yndyrë.

Dreka: 100 gr oriz i zier e shoqëruar me sallatë lakre të freskët, limon dhe majdanoz.

Darka: 100 gr mish i zier e shoqëruar me sallatë jeshile (me shumë pak yndyrë) dhe 1 kokërr mollë.

Para gjumit: Gjysmë fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng molle.

Dita e katërt

Mëngjesi: 1 gotë me lëng ananasi dhe 1 kokërr ananas.

Zemra: 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng ananasi.

Dreka: 100 gr mish i zier, 1 fetë me djathë pa yndyrë dhe një kokërr portokalle.

Darka: 2 patate të ziera e shoqëruar me sallatë me karota të grira (me shumë pak yndyrë).

Para gjumit: Gjysmë fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng ananasi.

Dita e pestë

Mëngjesi: 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng molle.

Zemra: 1 kokërr mollë dhe 1 kokërr portokalle.

Dreka: 150 gr peshk i pjekur në zgarë dhe sallatë me karota të ziera.

Darka: 1 pjatë me supë perimesh, (nëse dëshironi, zëvendësohet me 1 pjatë me supë me kërpudha ose me 1 pjatë supë peshku) dhe 1 fetë buke.

Para gjumit: Gjysmë fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng portokalle.

Dita e gjashtë

Mëngjesi: 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng molle.

Zemra: Sallatë me panxhar (me shumë pak yndyrë).

Dreka: 1 pjatë me supë perimesh, (zëvendësohet me 1 pjatë me supë me kërpudha ose me 1 pjatë supë peshku) dhe 1 fetë buke.

Darka: 100 gr kërpudha të fërguara e shoqëruar me sallatë mikse.

Para gjumit: 2 biskota dhe 1 gotë me lëng molle.

Dita e shtatë

Mëngjesi: 1 banane dhe 1 filxhan kafe me rrush të thatë.

Zemra: 1 fetë buke e zezë (ose integrale) e thekur dhe 1 gotë me lëng karote.

Dreka: 100 gr mish i zier e shoqëruar me sallatë lakre të freskët, limon dhe qepë.

Darka: Supë peshku e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta.

Para gjumit: 1 gotë me lëng molle dhe 2-3 kokrra fiq të thatë.

Kjo dietë rekomandohet të shoqërohet me një aktivitet të moderuar fizik, si shëtitje për rreth 30 minuta në këmbë ose me biçikletë për të përshpejtuar sa më shumë rezultatet.

Pasi përfundoni dietën, rekomandohet kthimi gradual në regjimet e mëparshme ushqimore, duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime, si dhe duke shtuar pak nga pak racionet e ushqimeve proteinike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail