Bajamja, të dobëson edhe të mban në formë!

Tani është provuar që bajamja përmban dhe veçori dobësuese. Para pak kohësh në një studim të zhvilluar në SHBA personave që dëshironin të dobësoheshin iu dhanë 17 bajame në ditë. Më pas u pa që këta persona dobësoheshin më lehtë.

Mrekullia e shekullit të 21-të quhet bajame. Tek bajamja e pakriposur dhe e papjekur, mund të gjejmë zinkun, hekurin, kalciumin, kaliumin, vitaminën E, minerale dhe vitamina të tjera. Krahas kësaj përmban lëndën amigdalin, mbrojtëse kundër kancerit. Bashkë me këtë niveli i enzimës Ko Q10 dhe Omega 3 është shumë i lartë.

Kjo enzimë dhe acidi yndyror, shkruan Start, e mbron personin nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Konsumimi i rregullt i bajames ul me 6%-5% kolesterolin e keq LDL.

Për ato që dëshirojnë të dobësohen me bajame:

- kujdes kur të blini bajame, merrini të gjalla, pa kripë dhe të papjekura.

- nëse është e mundur preferoni ato me lëvozhgë.

- mos hani më shumë se 15 copë për një herë. Vendosini në një tas duke i numëruar. Mund t’i mbani në qeska të vogla me nga 15 copë në sirtarin tuaj, në punë apo në çantë.

- mundohuni t’i konsumoni në vaktet ndërmjet. Shkojnë shumë me qumësht me pak yndyrë ose dhallë.

- nëse frutat i konsumoni bashkë me bajamet do të ulni indeksin glikemik dhe kjo ju mban të ngopur për një kohë më të gjatë.

- nëse nuk keni çfarë të hani mund të konsumoni 50 bajame në një vakt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail