Dëgjoni trupin tuaj për një shëndet të mirë!

Shqetësimet që manifestohen si pasojë e lodhjes janë të shumta, ndërsa ato tregojnë se organizmi po “lufton” për të rivendosur ekuilibrin.

Jeni të lodhur dhe ndiheni të fryrë? Bëni kujdes me mëlçinë

Konsumimi i lartë i ilaçeve, alkoolit ose ushqimeve me yndyrë e detyrojnë mëlçinë që të punojë intensivisht për të eliminuar të gjitha “mbeturinat”. Lodhja është zakonisht simptomë e parë e këtij superaktiviteti, por ka shumë mundësi që ju paralajmëron edhe një ndjenjë “tretjeje të dobët” ose ënjtjeje. Nganjëherë dhe dhimbje në anën e djathtë të barkut. Zgjidhja në këtë rast qëndron te përmirësimi i ushqyerjes për të mos iu drejtuar mjekut.

Lodhje dhe kavilje shumë të fryra? Dëgjoni zemrën tuaj

Një nga simptomat më karakteristike të insuficensës kardiake të djathtë (kur zemra nuk pompon siç duhet) është fryrja në kavilje. Te disa persona fryhen edhe venat e qafës dhe të barkut. Një simptomë tjetër është rritja e nevojës për të shkuar në banjë gjatë natës. Kjo vjen prej faktit se, kur trupi pushon në pozicion horizontal, uji i mbetur në inde kalon në gjak dhe arrin në veshka, ndërsa ato më pas e nxjerrin nëpërmjet fshikëzës. Edhe në këtë rast lodhja është pjesë e simptomalogjisë, ndërsa ajo mund të bëhet më e theksuar për shembull kur ngjisni shkallët.

Lodhje dhe rritje në peshë? Kini kujdes tiroidet

Gjëndrat tiroide janë një nga motorët e organizmit: në qoftë se puna e tyre është e ngadaltë (ipotiroidismo) ne ndiejmë lodhje ekstreme, ndërsa në qoftë se ato punojnë në mënyrë shumë të shpejtë (ipertiroidismo) ne ndihemi të shqetësuar, nervozë dhe hiperaktivë. Femrat që vuajnë nga ipotiroidismo, tregojnë, përveç lodhjes, një tendencë për të fituar peshë më lehtë se më parë, dhe probleme me përqendrimin apo kujtimin e ngjarjeve të fundit.

Lodhje dhe ethe ose dhimbje fyti? Sëmundja e puthjes

Në mjekësi quhet mononukleozë infektive dhe virusi që e shkakton atë (virusi Epstein-Barr) transmetohet kryesisht përmes pështymës: kjo është edhe arsyeja se përse njihet edhe si “sëmundja e puthjes”. Shqetësimi zhduket spontanisht në harkun kohor të 3 ose 4 javëve, por kur është prezent manifestohet me humbje oreksi, dhimbje koke, ethe dhe shumë lodhje. Mononukleoza te fëmijët shpesh shkakton njolla të kuqe në lëkurë. Ndërsa brenda mund të shkaktojë inflamacion të shpretkës. Pikërisht për këtë motiv rekomandohet që të shmanget aktiviteti i vazhdueshëm (edhe ushtrimet fizike), sepse shpretka mund të dëmtohet dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.

Lodhje dhe insomni? Çështje hormonesh

Hormoni i rritjes prodhohet gjatë gjumit. Kështu që, nëse prej kohësh vuani nga shqetësimet e gjumit ka shumë mundësi që organizmi juaj të mos ketë nivele të duhura të kësaj substance. Në këtë rast, simptoma e menjëhershme është lodhja, e kombinuar me nervozizëm, mungesë përqendrimi dhe humbje të masës muskulore. Te disa persona ky deficit vjen nga një shqetësim kronik dhe në këto raste është e nevojshme që të shkoni te një specialist, duke qenë se mungesa e vazhdueshme e këtij hormoni mund të përcaktojë shqetësime shumë të mëdha.

Lodhje dhe humbje peshe? Rrezik tumoral

Në fushën e specializimit, kjo lloj lodhjeje apo tendosjeje muskulore është quajtur “paralizuese”, sepse ajo mund të parandalojë vazhdimin e një jete normale. Përveç një ndjesie të fortë që trupi nuk i përgjigjet dot, ju kuptoni se keni humbur peshë pa asnjë arsye, ndërsa temperaturën e keni gjithmonë shumë të lartë. Në rast se ju shfaqet ndonjë simptomë e tillë, atëherë drejtohuni menjëherë mjekut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail