Anticeluliti në një pjatë me fruta!

Një kilogram fruta dhe perime të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës dhe celuliti do të shndërrohet në një kujtim të pakëndshëm.

Të dhënat flasin qartë: liposclerosa (termi mjekësor) shkaktohet në rreth gjysmën e popullsisë në 95% të rasteve gjendet te gratë dhe në 5% të burrat. Kështu, të gjitha gratë që duan linjat bukura, duhet të nisnin menjëherë me një dietë të përshtatshme për të arritur formën e duhur.

Celulitet ju janë shfaqur dhe gjatë stinës së nxehtë ju bën ta ndjeni veten keq për këtë fakt? Tashmë veshjet e lehta mund të bëjnë që t’ju duken këto defekte shpesh të pashmangshme? E aq më tepër plazhi, rrezikon të mos i entuziazmojë aq shumë të gjithë ata që pasqyra u tregon lëkurën e pakëndshme të portokallit? Gjithsesi me pak optimizëm filloni e bëhuni gati.

Mënyrat janë të shumëllojta. Dhe po të përpiqeni do të gjeni një zgjidhje. Por kësaj here ne do t’ju tregojmë sesi mund t’i shpallni luftë celulitit me frutat dhe perimet e stinës. Një vrap te dyqani më i afërt…

Fruta dhe perime me bollëk; jo sheqer, qumësht dhe biskota për mëngjes…

Është këshillë për të luftuar celulitin duke pasur rezultate të dukshme nga tani e deri në tetor.

Strategjia për të luftuar celulitin me rezultatet të dukshme në 10 ditë, ka të bëjë mbi të gjitha me ngrënien e frutave dhe perimeve me bollëk, me ngjyra, të freskëta, të stinës. Një kilogram plot dhe të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës.

Ekspertët këshillojnë përzierjen e frutave në një sallatë duke kombinuar një gjysmë molle me katër manaferra, tre thela mandarinë ose gjysmë portokalli dhe tre – katër kokrra rrush të zi dhe të bardhë. Për mëngjes as qumësht as biskota e as ëmbëlsira të tjera.

Dreka, një pjatë makarona që nuk duhet të jetë e kombinuar me të skuqura. Nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet në sasi. Po ashtu edhe në darkë. Kurse pastat duhet të paraprihen gjithnjë nga një pjatë e mirë me perime të stinës.

Sipas doktor Antonio Baccit, docent në mjekësinë estetik e në Universitetin e Sienës, 10 ditët e para shohim efekte të ndjeshme, për 30 ditë një përmirësim të dukshëm dhe nga tani e në gusht (kur është edhe koha kur shumica niset për pushime) rezultatet do të jetë ato që shpresohen me këtë dietë që ul aciditetin dhe shfryn indet.

Por cila është saktësisht dieta? Zonja, merrni laps dhe letër:

- 1 kg. fruta në 5 vakte

- Përzieni në një sallatë, mollën, mandarinën, rrushin…

- Zëvendësoni qumështin dhe biskotat e mëngjesit me një fetë buke

- Mbylleni ditën me perime



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail