Njihuni me sindromën "Burnout" - ngecje në një gjendje emeocionale dërrmuese!

Nëse keni ngecur në një gjendje emocionale dërrmuese, që të ndalon të kujdesesh apo interesohesh për gjërat e veprimet që kryen, nëse është kthyer në një gjendje kronike, ku trupi dhe mendja nuk u përgjigjet nevojave përtej normales, atëherë me shumë gjasë jeni duke përjetuar sindromën e “shterimit” apo “Burnout”, siç njihet në terminologjinë e psikologjisë.

Kjo nuk nënkupton vetëm stres. Është shumë më tepër se kaq! Të gjithë në punët që bëjnë mund të kalojnë periudha të gjata stresi, herë pas here, por kjo lloj ngarkese jo domosdoshmërisht përkthehet si rrezik drejt “Burnout”.

Mundësinë më të lartë për t’u prekur nga kjo sindromë e kanë njerëzit perfeksionistë, që kanë standarde të larta dhe janë shumë idealistë. Janë profesionistë, që përkushtohen pa kushte dhe pa orar, me gjasa kanë vite pa bërë pushime.

Po cilat janë disa nga situatat, që mund të çojnë drejt “shterimit”?

1-Mbingarkesa në punë

2-Punë e vështirë dhe nuk të jep rezultatet e dëshiruara

3-Pafuqia për të ndryshuar gjërat që kanë rëndësi

4-Të sforcohesh për të bërë të pamundurën të mundur, pa pasur burimet apo logjistikën

5-Nëse ajo që bëni nuk vlerësohet apo promovohet

Shpesh nuk janë aspak të rëndësishëm faktorët e jashtëm, por ajo që të “fundos” është mënyra individuale se si interpretohen rrethanat, çfarë i thoni vetes dhe çfarë veprimesh merren si kundërpërgjigje ndaj gjithë kësaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail