Arsyeja pse nuk duhet t'i lani rrobat në 30 gradë

Makina për larjen e rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe ndër-transmetimin e baktereve nga rrobat në peshqir dhe peceta të kuzhinës, të cilat mund të shkaktojnë infeksion në familje. Temperaturat e ulëta të programeve të larjes ekonomike në makinat larëse moderne nuk janë të mjaftueshme për të asgjësuar bakteret, sipas një studimi të shoqatës britanike për higjienë.

Sipas tyre, rreth 0.1 g ose 10.000 fekale mbetet në brekë "të pastra" pas larjes në temperatura të ulëta.

"Njerëzit besojnë se veshjet bëhen të pastra pas çdo larje në rrobalarëse, por ka një dallim në mes të pastrimit sipërfaqësor dhe pastrimit higjenik, thotë udhëheqësja e studimit, Dr. Lisa Ackerley.

Lisa shtoi se programi ekonomik dhe programet e tjera larëse në temperatura të ulëta nuk janë problematike vetëm për shkak mbetjeve të baktereve, por edhe të transmetimit të baktereve në gjëra të tjera në rrobalarëse, duke krijuar të ashtuquajturën supë bakteriale.

Gjërat që janë në kontakt me bakteret, të tilla si: peshqiri dhe pëlhurat higjienike për kuzhinë, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri të sëmundjeve. Prandaj, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështu do të jeni më të sigurt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail