Trupi ynë ruan shtatë të fshehta!

E dinit se mund t'i merrni erë frikës? Shkencëtarët kanë zbuluar që aroma e trupit ndryshon para se të bëjmë diçka të frikshme, madje edhe nëse përpiqemi të dukemi "trima". Në ato momente, edhe ambienti rreth nesh mund ta nuhasë frikën tonë!

Shkencëtarët zbulojnë sekretet më të pazakonta të trupit tonë:

Llapa e veshit zbulon shëndetin e zemrës

Shkencëtarët kanë përcaktuar që rrudhat në llapën e veshit mund të zbulojnë gjendjen shëndetësore të zemrës. Ka rezultuar që rrudhat në njërën llapë të veshit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet koronare të artereve e rrisin për 33 për qind, ndërsa rrudhat në të dy llapat e veshit rrisin rrezikun për 77 për qind.

Hulumtimet më të reja tregojnë që rrudhat në llapat e veshit te meshkujt në mënyrë të konsiderueshme rrisin rrezikun nga vdekja e papritur nga zemra. Rrudhat në llapat e veshit gjatë hulumtimeve kanë qenë madje në 94 për qind rasteve tregues i sigurt i sëmundjes koronare të artereve.

Hapja e gojës është ngjitëse, por shumë më pak gjatë verës

Duke shikuar njerëzit e tjerë si u hapet goja, madje edhe në fotografi, mund ta ndjeni nevojën për të hapur gojën edhe ju. Megjithatë, hulumtimi i cili është kryer në vitin 2011 tregon që hapja e gojës gjatë verës është infektuese vetëm në 24 për qind të rasteve, ndërsa gjatë dimrit dyfish më shpesh, madje edhe në 45 për qind të rasteve, transmeton koha.net. Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar që hapja e gojës e ftoh pak trurin, prandaj temperatura e mjedisit luan rol në nevojën për hapje të gojës. Ajo ndihmon të na mbajë të zgjuar sepse ul temperaturën e trurit, e cila në një masë të caktuar rritet gjatë të menduarit dhe punës.

Organi më i madh i njeriut është sa 6 terrene tenisi

Endoteli është shtresa e butë e qelizave, e cila gjendet brenda më shumë se 96.000 kilometrave të damarëve të gjakut. Endoteli, nëse do të nxirrej dhe drejtohej pa problem do të mbulonte 6 terrene tenisi. Quhet edhe truri i artereve sepse vepron si barrierë e cila kontrollon kalimin e substancave nga gjaku në muret e artereve, Po ashtu liron molekulat të cilat rregullojnë tensionin e gjakut, lufton kundër sëmundjeve, parandalon krijimin e mpiksjeve të gjakut dhe rregullon dendësinë e gjakut që ai të kalojë pa problem nëpër trup.

Shqisat mund të jenë të bashkuara

Te shumica e njerëzve shqisat janë jashtëzakonisht të ndara, por disa njerëz kanë gjendjen e rrallë e cila quhet sinestezi dhe bashkon të gjitha shqisat. Sinestetët, personat që përjetojnë sinestezi, me sa duket lidhin shqisat e llojeve të ndryshme. Për shembull, disa mund të dëgjojnë tinguj derisa shikojnë ngjyra të caktuara. Shkencëtarët ende janë duke e hulumtuar sinestezinë për të vërtetuar saktësisht arsyen e krijimit të saj.

Frika mund të merret me erë

Njerëzit mund ta ndiejnë dhe të reagojnë në frikë me ndihmën e erës së djersës njerëzore. Shkencëtarët kanë konstatuar që trupi gjatë kohës së ndjenjës së frikës lëshon feromone të ndryshme në zonën e sqetullave. Për këtë arsye djersa e shkaktuar nga frika do të ketë aromë të ndryshme nga djersa e shkaktuar nga nxehtësia ose aktiviteti fizik.

Aroma e lotëve femërorë zvogëlon eksitimin e meshkujve

Lotët e femrave tek meshkujt veprojnë si kimosinjale, respektivisht substanca kimike të cilat mund t’i njohë mjedisi. Meshkujt gjatë marrjes erë lotëve femërorë të shkaktuar nga emocionet negative kanë deklaruar që femra është më pak tërheqëse dhe që janë më pak të eksituar seksualisht. Shkencëtarët kanë vënë re reduktimin e nivelit të testosteronit dhe reduktimin e lirimit të substancave të trurit të cilat janë të lidhura me eksitimin seksual.

Është gati e pamundshme të mbahen sytë hapur gjatë teshtitjes

Është veprim i zakonshëm i gabuar që t’i mbyllim sytë gjatë teshtitjes për t’i mbrojtur nga ajri, të cilin e lëshojmë përmes hundës dhe gojës. E vërteta është që mbyllja e syve gjatë teshtitjes është refleksi më i zakonshëm, i ngjashëm me atë i cili shfaqet kur mjeku juaj me çekanin e vogël të gomës ju godet në gjunjë. Mund të provoni, është jashtëzakonisht vështirë për t’i mbajtur sytë hapur gjatë teshtitjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail