Ngrënia e thonjve!? Ja si t’i jepni fund vesit të keq!

Thonë se duart janë bileta e parë e rregullsisë dhe e pastërtisë së një individi, kështu që kurimi i tyre është shumë thelbësor.

Por fatkeqësisht, disa persona kanë një zakon të keq, atë të të ngrënit të thonjve, zakon i cili kryesisht trashëgohet që nga mosha e fëmijërisë. Zakonisht fillohet rreth moshës 10 vjeç ose edhe më parë, deri në moshën 18-20 vjeç, ndërsa më pas ndalohet me kalimin e kohës. Por ka rreth 10 për qind të të rriturve që vazhdojnë t’i hanë ende thonjtë e duarve të tyre. Para së gjithash duhet të themi se ky zakon është një patologji më vete, ndërsa ajo quhet onikofagjia (Onychophagy).

Shenjat e onikofagjisë janë shumë të lehta për t’u dalluar. Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë. Siç edhe e përmendëm pak më lart, ata që vuajnë më së shumti prej kësaj sëmundjeje janë fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa arsyet kanë shpesh natyrë psikologjike dhe emocionale.

Përse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve?!

Arsyet për të gjetur një zgjidhje, për të mos ngrënë më thonjtë, janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Para së gjithash, duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike; së dyti, vazhdimësia e këtij problemi mund të shkaktojë shumë dëme shëndetësore. Rreziku i parë është ai i shfaqjes së infeksioneve, sepse nëpërmjet duarve, në gojë çojmë mijëra mikrobe. Rreziku i dytë është ai i problemit me dhëmbët dhe në fund deformimi i vetë thonjve.

Si mund të mos i hani më thonjtë

Nuk ekziston ende një kurë farmaceutike për onikofagjinë, por ka disa truke të vogla që mund të zbatohen për të shmangur tundimin. Nëse problemi juaj është me natyrë emocionale dhe psikologjike, para së gjithash duhet të luftoni stresin e ankthin dhe nëse është e nevojshme, ju këshillohet madje që të ndiqni një terapi për të gjetur shkaqet e problemit. Për femrat, një zgjidhje më se e vlefshme për të mos i ngrënë më thonjtë, është vajtja te estetistja për t’i bërë thonjtë me xhel ose me tipsa. Fortësia e tyre false do t’ju ndalonte që t’i ngacmonit me dhëmbë. Por, nga ana tjetër, kjo është edhe një zgjidhje e keqe, sepse fortësia e tyre reale do të bëhet edhe më e dobët.

Pasja e duarve të mirëkuruara çon automatikisht në humbjen e tundimit për të ngrënë thonjtë. Nëse mendoni se lyerja e thonjve me manikyr, që mban erë shumë të rëndë, do të ishte një zgjidhje e mirë për mosngrënien e tyre, atëherë e keni shumë gabim, sepse gjithsesi ju pas pak kohësh do të mësoheni me shijen dhe erën e tij derisa ta injoroni totalisht. Thuhet se një zgjidhje e thjeshtë për këtë problem do të ishte mbajtja e duarve gjithmonë të zëna, duke bërë aktivitete të ndryshme dhe kjo është më se e vërtetë. Një truk tjetër për të hequr tundimin është prerja e thonjve gjithmonë deri në rrëzë dhe në formë ovale. Ndërkohë ju mund të vishni dorashka gjatë gjithë kohës që qëndroni në shtëpi apo të hani një çamçakëz pa sheqer, për ta mbajtur gojën e zënë. Efikase për të mos ngrënë më thonjtë është edhe mënyra për të bërë çdo ditë manikyr.

Një tjetër mënyrë e mirë është që të fotografoni çdo ditë thonjtë tuaj të pangrënë. Duke parë shkallën e zhvillimit, do të motivoheni të vazhdoni me përmirësimin. Duhet të keni parasysh se zakonet e vjetra nuk vdesin. Ato janë gjithmonë në ndërgjegjen tonë, duke pritur që të aktivizohen nga momenti në moment. Jini tolerant ndaj vetes, nëse gaboni në çaste të caktuara, duke menduar se betejat ndaj zakoneve të këqija fitohen duke mbajtur zgjuar ndërgjegjen. Shumë njerëz pyesin nëse ngrënia e thonjve është simptomë e një problemi më të thellë. Kjo mund të jetë e vërtetë, por mënyra më e mirë për të përballuar këtë zakon të thjeshtë, duket se është fillimi me hapat e mësipërm. Asgjë nuk është e pamundur aty ku ekziston dëshira dhe përpjekja. Besojini vetes. Pra nuk ekziston një ilaç i vërtetë farmaceutik për të mos ngrënë më thonjtë, por gjithçka është subjektive dhe në funksion sipas rasteve.

Çelësi për ndryshimin e zakoneve është fillimi i një zakoni të ri si kundërpërgjigje për të vjetrin. Llojet më të mira janë ato që janë të papajtueshme me të vjetrin. Mund të provoni:

– Të përtypni një çamçakëz.

– Të fusni duart në xhepa.

– Të lëvizni gishtërinjtë pa ndonjë qëllim të caktuar.

– Të luani me një top llastiku.

– Të shtrëngoni duart me njëra-tjetrën.

– Të hani ose të copëtoni një karotë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail